29 Nëntor 2018 / 21:05
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sonte në emisionin “Rruga drejt” theksoi se shtesa për fëmijën e tretë sipas saj është masë demografike e gabuar dhe diskriminuese. Caroska tha se ligji i miratuar para 10 viteve nuk i ka dhënë efektet e duhura për shkak se nataliteti ka rënë në të gjitha rajonet e Maqedonisë dhe se ka mundësuar që të rriten transferet sociale.
A jemi të vetëdijshëm si shtet se sistemi social ka shpenzuar 2 miliardë e 600 milionë denarë për fëmijën e tretë, ndërsa vetëm 3.000 fëmijë kanë shfrytëzuar në shtet shtesë për fëmijë dhe ato janë nga familjet më të rrezikuara dhe më të varfra”- tha Caroska
Alsat
Loading…


