29 Nëntor 2018 / 10:04
Situata në qafën malore Strazhë dhe Pletvar sot në mëngjes paraqitet me reshje të dendura bore, ndërsa në Stojmirovë, Kërçovë dhe Kodrën e Diellit ka reshje të dobëta, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në rrugët e tjera shtetërore trafiku po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Loading…


