29 Nëntor 2018 / 13:46
Sot në protesta, javën që vjen bojkot i mësimit. Nxënësit e disa shkollave të mesme të Tetovës kërkojnë ajër të pastër.
Nxënësit e disa shkollave të mesme të Tetovës nga java e ardhshme paralajmërojnë bojkot të mësimit, në rast se nuk ndërmerren masa adekuate për uljen e ndotjes, nga autoritetet kompetente.
Pjesëmarrësit në protestë theksojnë se pushteti lokal dhe ai qendrorë duhet gjatë gjithë vitit të vendosin masa kundër ndotjes. Sipas tyre shkalla e vdekshmërisë nga ndotja është gjithnjë në rritje.
Loading…