27 Nëntor 2018 / 23:55
Gjatë emisionit “Programi 200” në Alsat, aktivisti Sefer Selimi, thotë se partitë politike në Maqedoni janë “feudale” dhe postet ndahen me “pazar” dhe asgjë sipas meritës.
Ne kemi parti politike feudale, mbi konceptin feudal, ku kemi të parin e partisë, pastaj në aspekt feudal të ndarë me mëhalla, lagje më të mëdha dhe vijmë deri te qytete. Është e dhimbshme për një qytetar që ka një nivel pak më të lartë edukimi, ku sheh se si ndahen dikasteret, si ndahet pushteti kur hyet në Qeveri. Është një pazar klasik- tha aktivisti Sefer Selimi.
Loading…


