28 Nëntor 2018 / 15:25
Një qasje e re për ri-industrializimin e ekonomisë maqedonase, me të cilën do të rritet pjesëmarrja e industrisë në Prodhimin Bruto Vendor. Një mënyrë e re për tërheqjen e investitorëve të drejtpërdrejtë të huaj dhe vendas në bazë të mallrave të ofruara nga kompanitë vendase. Stimulimi i studentëve për të qëndruar në vend, duke hapur qendra shkencore të zhvillimit dhe një qendër të re të mbështetjes së inovacionit për kompanitë. Këto janë katër pikat ku do të përqendrohet politika e re e VMRO-DPMNE-së për mbështetje të ekonomisë. Kreu i partisë kryesore të opozitës, Hristian Mickovski, i cili sot u takua me drejtuesit e Odës më të madhe ekonomike, paraqiti prioritetet e partisë përmes të cilave do të tentojë të kthehet në pushtet. Do të kthehet tatimi i sheshtë dhe do të zvogëlohet akciza për naftën, e cila u rrit në fillim të vitit.
Qeveria e re, të cilën do ta formojë VMRO-DPMNE përveç asaj konstante, përveç përkrahjes që do të marrin kompanitë e Maqedonisë, biznesmenët e Maqedonisë, do të përpiqemi ti sjellim sërish investitorët e huaj, por duke i motivuar me krijimin e qendrave hulumtuese për zhvillim në Maqedoni, investime cilësore që kanë një vlerë shumë më të madhe të shtuar “- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski e kritikoi qeverinë e tanishme për aplikimin e tatimit progresiv pa iu bindur zërit të biznesit. Opozitën e porositi, çështjet që janë me interes ekonomik për shtetin të jenë prioritet në politikat e tyre.
Ne do të përpiqemi të detyrojmë çështjet të jenë në interes të përbashkët të të gjithëve dhe ne do ta lusim edhe partinë në pushtet dhe partinë kryesore opozitare, urat e bashkëpunimit pavarësisht nga të gjitha problemet, të mbështeten nga elitat politike, dhe odat ekonomike ta tregojnë pjekurinë e integrimit tonë euroatlantik “- u shpreh Branko Azeski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.
Ndërkohë, Azeski u ka kërkuar ministrave dhe kryetarëve të tanishëm të komunave të organizohen më mirë dhe të realizojnë premtimet për investime më të mëdha kapitale.
Aleksandra Spasevska
Loading…


