28 Nëntor 2018 / 15:45
Me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit shqiptar dhe pavarësisë së Shqipërisë sot në Shkup u organizua Akademi Solemne, bartës i së cilës ishte kreu i BDI-së Ali Ahmeti., Në këtë manifestim morën pjesë funksionarë të lartë shtetëror dhe partiak.
Sot ne jemi në një situatë që duhet edhe me shumë të punojmë. Do tu gëzohemi të arriturave deri më tani, të festojmë dhe të punojmë në paqe dhe stabilitet dhe siguri jo vetëm në vendet tona por në mbarë hapësirat ballkanike. Ju uroj të gjithë shqiptarët nga do që janë këtu, në Kosovë dhe Shqipëri e mbarë botën- deklaroi Ali Ahmeti.
28 Nëntori për skaj shumë datave që shënojnë historinë tonë mendoj se mbanë vendin hyjnor në përcaktimin e identitetit dhe luftës shekullore të kombit shqiptarë. Merita me e madhe për këtë u takon plejadës të gjithë atyre që sakrifikuan veten duke dhëne jetën që në sot të trashëgojmë këtë moment historik- tha Talat Xhaferi.
I pranishëm në këtë Akademi solemne ishte edhe Zv. Ministr i jashtëm I Kosovës Enver Hoxhaj.
Është kënaqësi e veçantë të jemi në Shkup dhe të festojmë festën e flamurit siç ne I kemi thënë shqiptarët që kemi jetuar jashtë Shqipërisë.20.44 Kur e shënojmë këtë ditë, nuk është një lloj kthimi i thjeshtë në histori por është një riorientimi jonë drejtë të së ardhmes. Ne kemi qëndruar në histori dhe kemi triumfuar mbi historinë.23.45 30 vitet e fundit janë ngritjet e shqiptarëve- tha Enver Hoxhaj.
Ndërkohë në Tetovë nxënësit e gjimnazit kanë performuar ardhjen e Skënderbeut. Manifestimi ka nisur me defile nga oborri i gjimnazit, drejt sheshit Iliria, ndërsa në gjysmë të rrugës, u shoqëruan edhe nga Banda Frymore Kosovës.
Profesoresha Lindita Emërllahu, e cila edhe ka bërë koreografinë e këtij manifestimi, shprehet se pjesa artistike, ngërthen në vete edhe veshjet sikurse të shekullit të 15.
Gjithë programi që nga ideja, skenari, dhe çdo lloj perfomance është përgatitur nga vetë nxënësit , sepse kjo është gjëja më e bukur se nxënësit përgatiten të aftë për jetën. Sigurisht që çdo performancë do të jetë e përputhur me një koreografi që ti ngjaj në lëvizje dhe në muzikë pothuajse se asaj kohe- tha Lindita Emërllahu, Shoqata Adrion
Manifestimi qendror u mbajt në Sheshin Iliria, ku përveç nxënësve të gjimnazit, performuan edhe korri i grave Teuta i Tetovës, dhe artistë e këngëtarë të tjerë.
Valmira Zendeli
Loading…