27 Nëntor 2018 / 14:10
Kryeministri Zoran Zaev nuk do të kandidohet për president të shtetit. Dilemat në opinion i shuan vetë kryeministri i cili theksoi se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët pa plotësuar mandatin i cili i është besuar. Zaev theksoi se prioritete për të mbetet zhvillimi ekonomik dhe proceset integruese, duke shtuar se në Maqedoni ka kandidat më të denjë se ai për postin e presidentit.
Jo, nuk do të pranoja. Nuk mendoj se ikja nga përgjegjësia në mes të procesit dhe mandatit të besuar nga qytetarët do të më bënte të mendohesha. Përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe qëndrimet e mia janë se duhet shfrytëzuar i gjithë mandati, t’i jepet shansi reformave dhe të gjithë proceseve tjera”. -u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Loading…


