23 Nëntor 2018 / 15:36
Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish sekretari i qeverisë Kirill Bozhinovski të hënën në seancë publike do t’i arsyetojnë ankesat për masën e shqiptuar të paraburgimit, për të cilën kërkojnë që tu ndërpritet.
Edhe ish kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov në ankesën e dërguar deri tek Gjykata e Apelit ka kërkuar seancë publike. Në ankesën e Mijallkovit kërkohet të ndryshohet vendimi për paraburgim, konkretisht të ndërpritet masa e paraburgimit dhe në fuqi të mbeten vetëm masat e shqiptuara të kujdesit. Mijallkov ankohet për faktin që vendimi për paraburgim është marrë vetëm mbi bazë të propozimit të Prokurorisë, pa mos u dëgjuar argumentet e avokatëve të tij.
Janakievski dhe Bozhinovski u dërguan në burgun e Shutkës vetëm një ditë pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski përmes facebookut njoftoi se ishte arratisur në Hungari, ndërsa një ditë pas njoftimin të tij se kishte fituar të drejtën e azilit atje, prapa grilave u dërgua edhe ish kreu i DSK-së Mijallkov.
Ish ministri i Transportit Janakieski akuzohet për rastin “Titanik” dhe 4 lëndë të tjera të Prokurorisë Speciale ndërsa Bozhinovski për rastin “Titanik”. Nga ana tjetër Mijallkov është i akuzuar për përgjimet e paligjshme në rastet Target dhe Fortesa.
ALSAT
Loading…