23 Nëntor 2018 / 15:17
Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të tij. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaxh Bexheti, ka falënderuar dy rektorët para tij për angazhimin e dhënë për ta ngritur këtë universitet, ndërsa është zotuar se në të ardhmen UEJL do ta rris nivelin duke e përshtatur atë, me kërkesat e tregut të punës. Bexheti, ka falënderuar po ashtu edhe Ministrinë e Arsimit, e cila i ka mundësuar një rritje buxheti prej 40 për qind për UEJL-në.
Sigurisht se ne si universitet jemi të përkushtuar të mbetemi në këto kërkesa, para së gjithash për të përmbushur interesin publik por edhe interesin individual njëkohësisht të atyre që studiojnë dhe familjet e tyre që sakrifikojnë për tu përmbushur këto kushte. Me këtë rast është moment i veçantë edhe publikisht ta falënderoj tej mase ministrin e arsimit të Maqedonisë, para së gjithash për mbështetjen e madhe në vazhdimësi që po e marrim por sivjet posaçërisht në momentin e mbështetjes, edhe tendencën rritëse të buxhetit” – tha Abdylmenaf Bexheri. Rektor i UEJL
Këtë përvjetor e bën edhe më të rëndësishëm fakti se, mbështetjen institucionale për këtë vit në aspekt të financimit të universitetit është arritur po ashtu tanimë, edhe në mënyrë shprehimore figuron UEJL si entitet i posaçëm fiskal në buxhetin e republikës së Maqedonisë”. – theksoi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit
ALSAT
Loading…


