23 Nëntor 2018 / 16:00
Edhepse nuk ka evidencë zyrtare, rreth 70 pacientë dihet se janë në pritje të transplantimit të organeve nga pacientë të vdekur. Gjatë muajit të ardhshëm ministria e Shëndetësisë do të fillojë fushatë për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për të dhuruar organe. Ndërkohë që bisedimet e autoriteteve Shëndetësore me Qendrën Evropiane për Transplant vijojnë që vendi të bëhet pjesë e kësaj qendre. Ministri i Shëndetësisë tha se po flasin edhe me ministrinë e Shëndetësisë së Kroacisë që përmes marrëveshjes të mund të bëhet shkëmbimi i organeve.
I kemi intensifikuar bisedimet me Eurotransplantin kështuqë shpresoj se do të hyjmë në listën e vendeve të cilat mund të donojnë organe, të cilat nuk po i shfrytëzojmë për pacientët tanë. Kishim komunikim me ministrinë e Shëndetësisë së Kroacisë gjatë dy javëve të kaluara duhet të kemi edhe një takim dhe të shohim se si është ai sistem i cili, gjithmonë kur nuk mund të gjejmë pranues kompatibil tek ne, atëherë ata organe të jenë të disponueshme për pacientët në Evropë por edhe anasjelltas. Bisedimet vazhdojnë mbi këtë çështje” – thas Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Ekziston një numër prej 1400 pacientëve të cilët janë në dializë, megjithatë ata pacientë nuk janë të gjithë të përshtatshëm për recipient, ka kritere në bazë të të cilave zgjidhen ato. Por ne duhet ta pastrojmë listën e atyre pacientëve që kanë nevojë” – theksoi Маја Mojsova, Koordinator nacional për transplantim
Pas tre vitesh, dje në Klinikën e Urologjisë është kryer transplantim i veshkave nga donator i vdekur. Përmes këtij transplanti, jetë të re kanë fituar dy të rinj të cilët ishin në pritje të organeve. Ligjërisht në Maqedoni nuk është e precizuar se kush mund të jetë donator i organeve, secili qytetar llogaritet donator potencial derisa i njëjti kur ka qenë gjallë nuk ka nënshkruar deklaratë në të cilën thuhet se nuk dëshiron të jetë donator. Në rast se një deklaratë e tillë nuk është e nënshkruar, atëherë familjarët vendosin për dhurimin e organeve pas vdekjes së tij.
Vjollca Aliti
Loading…


