Zjarri në kompleksin “Arlis sh.p.k” pranë QSUT në Tiranë është vënë në kontroll, ndërsa nuk raportohen viktima nga kjo ngjarje. Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi nga vendngjarja se pas disa orësh ndërhyrje, flakët janë neutralizuar dhe vatrat aktive janë shuar. Sipas tij, gjatë operacionit janë evakuuar disa banorë, përfshirë edhe një të moshuar që ndodhej në gjumë, ndërsa disa persona kanë pësuar djegie të lehta. Hajdari theksoi se në terren janë angazhuar të gjitha strukturat, përfshirë zjarrfikësit, urgjencën, Forcat e Armatosura dhe RENEA-n, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të tyre. Shkëlqim Hajdari: Prej 4 orësh, Prefektura ka marrë masat…
Author: almakos
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në kompleksin “Arlis sh.p.k” pranë QSUT në Tiranë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.Drejtori i Policisë, Skënder Hita, nga vendngjarja bëri të ditur se situata po shkon drejt vënies në kontroll, ndërsa në operacion janë përfshirë të gjitha strukturat, përfshirë edhe repartet e FNSH dhe RENEA. Sipas tij, dy banorë janë evakuuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes. Hita theksoi se ende nuk është bërë një bilanc përfundimtar, pasi jo të gjitha ambientet janë kontrolluar, ndërsa…
Një padi e depozituar në Gjykatën e Miami-Dade në SHBA hedh dritë mbi një skemë të dyshuar mashtrimi financiar me vlerë mbi 7.6 milionë dollarë, ku një biznesmen amerikan akuzon partnerin e tij për manipulim, premtime të rreme dhe shkelje të marrëveshjes. Sipas dokumentit të siguruar nga Panorama Online, paditësi Mark Faist pretendon se është bindur të investojë miliona dollarë në projekte të pasurive të paluajtshme në New York, pas një fushate të gjatë ndikimi nga Ron Yeffet dhe kompania e tij R&I Trading.Ron Yeffet është i njohur në Shqipëri për lidhjet me kryeministrin Edi Rama dhe përfshirjen e tij në…
Kompleksi i pallateve që u përfshi sot nga flakët është ndërtuar nga kompania Arlis SHPK, në pronësi të Armand Lilos. Blloku i pallateve ndodhet pranë tregut të Medresesë dhe afër godinave të konvikteve të Mjekësisë. Pallati i ndërtuar nga Arlis SHPK, afër zonës së Farmacisë nr. 10, mori flakë mesditën e sotme për shkaqe ende të paqarta. [embedded content] Fasada e pallatit është përfshirë nga flakët dhe forcat zjarrfikëse janë përballur me një situatë të vështirë, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi. Disa banorë u nxorën nga ballkonet, ndërkohe që janë transportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore në Spital. Ky…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore. Analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026. Rezultatet tregojnë se në periudhën e analizuar është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%. Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur, gjë që tregon se një pjesë…
Deputeti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar me forcë pas dënimit të tij nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 6 muaj burg për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.Reagimi i Azemit pas dënimit ka qenë i ashpër, duke e akuzuar sistemin e drejtësisë për padrejtësi. Ai theksoi se dënimi i tij është një shembull i qartë i skandaleve që ndodhin në vend, ku aktivistët shqiptarë dënohen ndërsa terroristët serbë lirohen. “Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba, po dënojnë aktivistët shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali”, tha Azemi, duke e theksuar se dënimi i tij dhe…
Një zjarr masiv ka shkrumbuar thuajse totalisht fasadën e një kompleksi pallatesh përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet, fasada e pallati është djegur nga flakët që nisën në katin e parë të kompleksit, pasi mësohet se kjo godinë banimi është e veshur me material polisteroli, i cili ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Burime bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. [embedded content]
Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme, 14 prill, në një kompleks banimi pranë zonës së QSUT-së në Tiranë. [embedded content] Burime bëjnë me dije se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit dhe ka përfshirë fasadën e pallatit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ashtu siç edhe u paralajëmrua ditëve të kaluara, Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e sotme mori vendim për ulje të çmimeve të derivateve të naftës dhe benzinës, të cilat do të vlejnë prej sonte pas mesnate. Me vendimin e ri, benzinat do të lirohen për 1,5 denar, dizeli për 2,5 denarë, vaji ekstra i lehtë për 3,5 denarë, ndërsa mazuti për 2 denarë. Komisioni Rregullator i Energjetikës “Benzina eurosuper BS-95 do të shitet për 82 denarë për litër, ndërsa eurosuper BS – 98 do të jetë 84 denarë për litër. Çmimi i eurodizelit do të jetë 95,5 denarë për…
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohet sot Samiti i katër i Diasporës Shqiptare, ku po marrin pjesë edhe përfaqësuesit politik shqiptar. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të fjalimit të mbajtur në këtë samit, ka theksuar rëndësinë e diasporës dhe nevojën për forcimin e lidhjeve me qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Gashi e cilësoi diasporën si një pjesë të pandashme të identitetit, duke u shprehur optimist për rikthimin dhe rilidhjen e shqiptarëve që kanë emigruar ndër vite. Afrim Gashi, Kryeparlamentar “Në analizën time, më del se shpërngulja nga shteti shqiptar ka ndodhur pas viteve ’90 për arsye…
Policia e Shtetit ka dalë sot me një deklaratë zyrtare për operacionin e zhvilluar dje ndaj Call center-ave që mashtronin qytetarët e huaj, me dëm financiar miliona euro. Hetimet zgjatën 2 vite dhe u shtrinë në Austri, bashkë me Prokurorinë. Gjykata e Tiranës vendosi lejimin e kontrollit të ambienteve ku ushtronin aktivitetin subjektet, si dhe kontrollin e banesave të 9 shtetasve të dyshuar. “Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghost Call”, në kuadër…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka theksuar rëndësinë e diasporës dhe nevojën për forcimin e lidhjeve me qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, Gashi e cilësoi diasporën si një pjesë të pandashme të identitetit, duke u shprehur shpresëplotë për rikthimin dhe rilidhjen e shqiptarëve që kanë emigruar ndër vite. Ai ngriti shqetësimin për shkaqet e shpërnguljes së qytetarëve, duke theksuar se emigrimi nga rajoni ka ndodhur për arsye të ndryshme. Sipas tij, në Kosovë faktorët kryesorë ka qenë lufta, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë…

