Përfaqësuesja e Imrane Veliu Aliu ka akuzuar për mënyrën e realizimit të projektit të njohur si “masterplan” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke thënë se ai është degraduar në ndërhyrje minimale infrastrukturore, si zëvendësim i kalldrëmeve me asfalt. Sipas saj, projekti që fillimisht ishte prezantuar si plan për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të Çarshisë, ka përfunduar në një “improvizim” që cenon vlerat historike dhe kulturore të zonës. Ajo ngriti dyshime edhe për procesin e përzgjedhjes së kompanisë realizuese, Lendi Grup, duke theksuar se bëhet fjalë për një kompani të themeluar në vitin 2024, e cila sipas saj ka…
Author: almakos
Për dosjen “Partizani” në GJKKO, seanca e radhës pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I pari që do të dëshmojë në seancën e ardhshme do të jetë Taulant Balla. Ai pritet të japë dëshminë e tij në cilësinë e personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen. GJKKO ka pranuar edhe kërkesën e Sali Berishës që si dëshmitar të thirret edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e…
Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të kreut të PD, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në çështjen e njohur si dosja “Partizani” ka nisur sot. Trupa gjykues ka shqyrtuar kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave, duke vendosur pranimin e provave shkresore të paraqitura në proces. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të thirren dhe të pyeten si dëshmitarë personat e listuar në kërkesën e Prokurorisë, si dhe ata të propozuar nga palët në proces. Mes dëshmitarëve të…
Një ditë pas zjarrit në pallatin e banimit pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka firmosur dy urdhëra për inspektim. Në njoftimin zyrtar thuhet se inspektimi do të kryhet nga trupat Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. “Të kryhet inspektim i menjëhershëm nga trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit me pasojë zjarr, në zbatim të shkronjës “b”, pika 1, neni 33, të ligjit për…
Sipas LSDM-së, analizat e mediave gjermane mbi humbjen e Viktor Orbánit përforcojnë qëndrimet që kjo parti ka shprehur gjatë muajve të fundit. Nga LSDM vlerësojnë se rënia e Orbánit nuk përbën vetëm një çështje të brendshme politike në Hungari, por një zhvillim me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë rajonin. Sipas tyre, kjo ndikon veçanërisht te politikanët që kanë qenë nën mbështetjen e tij, si Hristijan Mickoski, si dhe Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik, të cilët i cilësojnë si pjesë e një “vëllazërie autoritare”. Më tej, LSDM i referohet edhe gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se Orbán…
Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku raportohet për 11 urdhër arreste, mes tyre edhe Jetmir Pepa, pronar i Pepa Group. Për këtë aksion ka reaguar SPAK. Në një përgjigje dhënë gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme thotë se operacioni zhvillohet në kuadër të hetimeve për një procedim penal që lidhet me krimin e organizuar, trafik droge dhe pastrim parash. “Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar,…
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, në të cilën u paraqitën akuza për varësi politike dhe financiare të televizionit Alfa. Nga Agjencia theksojnë se etiketimi publik dhe përdorimi i mediave në përplasjet politike nuk përputhen me parimet demokratike dhe cenojnë lirinë e shprehjes. Sipas tyre, është e papranueshme që bartës të funksioneve publike të përdorin retorikë diskredituese, e cila mund të ndikojë në rritjen e polarizimit në hapësirën mediatike dhe të dëmtojë besimin e publikut ndaj mediave. Institucioni nënvizon se çdo dyshim për parregullsi apo paligjshmëri në…
Nga koalicioni VLEN njoftojnë se pas më shumë se 50 vjetësh po nis një projekt, që sipas tyre, synon rikthimin e identitetit autentik të Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe zhvillimin e saj në përputhje me standardet moderne. Sipas këtij koalicioni, bëhet fjalë për një ndërhyrje infrastrukturore në një sipërfaqe prej 1.567 metrash katrorë, me investim rreth 29 milionë denarë. Projekti përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, vendosjen e rrjetit elektrik modern dhe fibër optike, si dhe rikonstruktimin e rrugicave me gur travertin dhe ndriçim tradicional. “Ky është investimi më i madh i këtij lloji, një…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK, kundër një grupi të trafikut të drogës. Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme (SPAK) janë lëshuar 11 urdhër arreste, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Pepa Group’. Mësohet se urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit. Burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle. Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 23 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut. Do të fryjë erë juglindore e lehtë deri mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 22 gradë. MARKETING
Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2015 niveli i çmimeve sipas fuqisë blerëse ishte sa 48.3% e mesatares së BE, duke pasur çmimet më të lira në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut. Në një dekadë, ndërsa pagat vijojnë të mbeten më të ulëtat në rajon, çmimet kanë kërcyer. Në vitin 2024, (e dhëna e fundit e Eurostat), çmimet në tërësi ishin sa 70.6% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë si…

