Author: almakos

Shtetasi i Maqedonisë, i kërkuar me urdhër-arrest evropian për vrasje para 28 vjetësh dhe i arrestuar në fund të majit të këtij viti në qytetin grek të Katerinit, nuk do të ekstradohet në Maqedoni, për shkak të vjetërsimit të lëndës, ka vendosur gjykata në Selanik, raporton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Me refuzimin e kërkesës për ekstradim, gjykatësit kanë vendosur gjithashtu të lirojnë personin nga masa e paraburgimit.Vrasja, për të cilën 60-vjeçari ishte i kërkuar me urdhër-arrest evropian, ka ndodhur në Maqedoni në nëntor të vitit 1997, dhe viktimë ishte një shtetas i Maqedonisë, 37-vjeçar. Kryerësi i veprës ishte dënuar…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike thotë se projekti i ‘Ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë’ është një histori abuzimesh, ndërsa sipas saj janë shpërdoruar miliona eurove të fondeve publike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli kërkoi në emër të PD që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë aferë korruptive. Sipas Partise Demokratike, kjo rruge eshte hapur pa kolaudim, duke vene drejtpërdrejt në rrezik jetën e qytetarëve. “Projekti me gjatësi 40.5 km, i ndarë në tre lote, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është kthyer në…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata mbështesin plotësisht formimin e komisionit anketues, sepse, sipas tyre, për vite me radhë qytetarët kanë qenë të lënë pa përgjigje dhe të manipuluar.“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë se duhet komision gjithëpërfshirës, duke shmangur çdo qasje selektive apo të motivuar politikisht dhe pikërisht një komision i tillë po formohet.Tani komisioni do të shqyrtojë me seriozitet dhe me mandat të gjerë të gjitha rastet e rënda që kanë tronditur vendin gjatë viteve, nga Durmo Turs dhe Besa Trans, te spitali modular dhe tragjedia e Koçanit. Vetëm një…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale. Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1799 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 15persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me atentatin në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Nderkohe Policia e Lushnjës shoqëroi mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian…

Lexo më Shumë

Banorët e rreth 15 fshatrave të Kolonjës kanë dalë këtë të enjte në protestë, pasi janë izoluar për më shumë se dy javë si pasojë e shembjes së urës në zonë. Ura u shemb nga prurjet e ujit që vërshoi nga reshjet e dendura të shiut dhe që prej asaj dite banorët kanë mbetur të bllokuar, pasi nuk kanë si të lëvizin. Ata denoncojnë se askush nga qeverisja lokale nuk u është përgjigjur thirrjeve të tyre për ndihmë. “Këtu nuk ka as shtet asgjë. Ura ka mbi 2 javë e prishur. Ka njerëz të sëmurë në zonat malore. Janë 10…

Lexo më Shumë

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë gdhirë nën ujë mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është e izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta.Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë në protestë në Qafzez, tek ura e Baba Selimit ku kalon lumi Osum. Arsyeja e kësaj proteste është bllokimi i mbi 10 fshatrave të cilat janë izoluar nga shirat dhe përmbytjet e 1 jave më parë. Situata bëhet edhe më e vështirë pasi sipas banorëve nëpër fshatra të thellë ka edhe të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit. Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.…

Lexo më Shumë

Dy vajza të reja nga Brazili janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Në kuadër të operacionit “Sotrm” u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”. Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit ku 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Florian Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Kur ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit. Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin…

Lexo më Shumë

23:46 | 26 Nëntor 2025Q LNë një ditë fatale rreth 4.5 miliardë vjet më parë, një trup qiellor me madhësinë e Marsit i quajtur Theia u përplas me proto-Tokën. Kjo ngjarje kataklizmike i transformoi të dy trupat në një masë të shkrirë shkëmbi dhe metali, nga e cila më vonë u formuan Toka dhe Hëna jonë. Por një pyetje kyçe që i ka ngatërruar prej kohësh shkencëtarët është se nga erdhi Theia? Një studim i ri ofron një përgjigje të habitshme: duket se ajo ka origjinën në afërsinë tonë të menjëhershme, në zonat më të ngrohta dhe të brendshme të…

Lexo më Shumë

Sa i përket kallëzimit penal që u ngrit ditë më parë kundër Blerim Bexhetit, i njëjti në emisionin “Debativ në Shenja”, tha se kjo është një tendencë, është bërë më porosi të Izet Mexhiti deri tek Hristijan Mickoski.“Kështu që nuk më shqetëson aspak pasi që gjithçka është ligjore, gjithçka, kjo është tendencë për me njollosë asgjë tjetër, apo presion për me hesht, as nuk e kam ndërmend me hesht, as me më njollosë, pasi që konsiderojë që vitet që jam aktiv dhe i zgjedhur qëndrimet e mia janë publike dhe më njohin opinioni dhe qytetarët”, tha Bexheti.Ai tha se pushteti…

Lexo më Shumë