Author: almakos

Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publik, qeveria ka propozuar dhënie kompensimi në masën 50 lekë për litër për naftën. Kompensimi parashikohet të jepet për 3 muaj. Kompensimi parashikohet të përfitohet për të gjithë operatorët e transportit publik në vend. Nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Urban dhe Ndërqytetas është kërkuar subvencionim në masën 100 lekë për litër, një skemë e ngjashme me vitin 2022. Për propozimin e subvencionimit në masën 50 lekë për litër, Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, tha se nuk arrin të mbulojë kostot shtesë nga…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bërshanc të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist i mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një fëmijë nëntëvjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, ndërsa aktualisht ndodhet në Mjekimin Intensiv. Lidhur me rastin, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen e të miturit. “Fëmija i lindur në vitin 2017 është në gjendje të rëndë, me politraumë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente,…

Lexo më Shumë

BDI në një njoftim për media ka reaguar në lidhje me pagesën që ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani e merr nga Komuna e Çairit. Nga BDI thonë se Ramadani as as nuk jeton në Çair, as nuk është taksapagues i Çairit, as nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të Çairit. “Megjithatë, nga buxheti i qytetarëve të Çairit paguhet rregullisht një aktivist partiak, ndërsa edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur gjashtë muaj pa pagesën prej vetëm 100 eurosh dhe po largohen një nga një nga vendet e punës. Ky është realiteti që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se projektligji për arsimin e lartë nuk u krijua pas dyerve të mbyllura, por përmes debateve me universitetet, dhe se, sipas tij është një zgjidhje e përbashkët me komunitetin akademik dhe besoj se do të japë rezultate.“Ky nuk është një ligj qeveritar, kjo nuk është një çështje politike, por shtetërore nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e të rinjve tanë që aktualisht nuk e njohin cilësinë në arsimin e lartë vendas.Për një kohë të gjatë, arsimi i lartë ka pësuar dëme të mëdha, sepse në vitin 2018 u miratua një zgjidhje ligjore…

Lexo më Shumë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë. Një litër naftë, sipas përcaktimit të MINT, maksimumi sot kushton 1.75 euro, një cent më lirë nga sa ishte dje. Edhe benzina është ka rënë sot për një cent. Sot një litër benzinë do të kushtojë maksimumi 1.43 euro, nga 1.43 euro sa ishte dje. Një litër gas sot kushton maksimumi 0.88 cent, gjithashtu një cent më lirë sesa dje (0.87 cent).

Lexo më Shumë

Reni Ashiku, administratori i ‘Converse Management Consulting’ është paraqitur ditën e sotme (16 prill) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për abuzimet me fondet e IPARD. [embedded content] Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale. Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë. Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar mbrëmjen e 15 prillit vendimin e dënimit me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare, Elona Kalesha, e cila vrau prindërit e ish partnerit të saj në Itali.  Ngjarja e rëndë ndodhi në Firence në vitin 2015, kur Sheptim dhe Teuta Pasho u zhdukën pa lënë gjurmë. Çifti kishte udhëtuar drejt Italisë në prag të lirimit nga burgu të djalit të tyre, i cili ishte në një lidhje me të pandehurën. Pas mbërritjes, ata humbën çdo kontakt, ndërsa denoncimi për zhdukjen u bë nga vajzat e tyre. Rasti mori një kthesë dramatike në dhjetor të…

Lexo më Shumë

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës në Shtime, në një rast që dyshohet të lidhet me shkelje të sigurisë në punë. Ngjarja ka ndodhur më 15 prill në zonën industriale, në kompaninë “Doni Fruits”. Ngjarja ka dalë në dritë pasi viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Isuf Bislimin, i cili derisa ishte duke punuar në depo, është goditur rëndë në kokë nga dera hidraulike e një kamioni që është mbyllur. Ai fillimisht është dërguar në emergjencën në Shtime dhe më pas në…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bajram Curri, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe në gjendje të dehur. Policia thotë se i riu, i identifikuar si Akil Gjongecaj u ndalua teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjithashtu, nga hetimet paraprake dyshohet se 23-vjeçari ka qëlluar më herët në ajër me armën që e posedonte pa leje. Njoftimi:  Tropojë Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytetin e Bajram Currit, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari i armatosur e drejtonte automjetin,…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.4%, nga 3.6% që ishte parashikimi në raportin e stafit të FMN-së për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar. Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4% që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2% në vlerësimin e ri. Në këto nivele, vendi pritet të ketë rriten e dytë më të larta në rajon, pas Kosovës me 3.6%. Rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike e…

Lexo më Shumë

Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në vend, që kërceu nga 175 lekë, nivel që qëndronte i pandryshuar prej gati dy vitesh, në 179 lekë për litër. Rritja e çmimeve në ditët në vijim ishte e pandalshme, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës në bursa pas nisjeve të sulmeve ndaj Iranit, që shkaktoi kaos në tregjet globale. Në 17 mars, nafta kërceu në 200 lekë dhe vetëm dy ditë më pas arriti në 214 lekë. Ndonëse qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës, çmimet u ulën vetëm për dy…

Lexo më Shumë

Një rrëfim i fortë është publikuar këtë të mërkurë në emisionin “Oponencë”, ku një ish-punonjës i një call center-i të dyshuar për mashtrime me investime online ka zbuluar detaje mbi mënyrën e funksionimit të këtyre skemave dhe lidhjet me struktura shtetërore. I riu deklaroi se aktiviteti në të cilin ishte angazhuar, sipas tij, mbrohej dhe nuk prekej nga policia, madje mbroheshin prej tyre. Po ashtu, ai ish-punonjësi ngriti edhe akuza të rënda mbi korrupsion brenda radhëve të policisë, duke pretenduar se përflitej se pagesa mujore ndaj një drejtori policie arrinte në vlerën e 5 mijë eurove. “Nuk kishim frikë nga policia se…

Lexo më Shumë