Vijojnë seancat gjyqësore për mashtruesin izraelit të Edi Ramës. Ron Yeffet kërkon shtyrje 30-ditore të gjyqit për mashtrimin mbi 8.6 mln dollarë, ndërsa paditësi e akuzon për zvarritje të qëllimshme dhe paralajmëron rrezik për mosrikuperimin e parave…Procesi gjyqësor ndaj izraelito-amerikanit Ron Yeffet në Shtetet e Bashkuara po merr zhvillime të reja, ndërsa dokumente të depozituara së fundmi në Gjykatën e Floridas hedhin dritë mbi strategjinë mbrojtëse të tij dhe akuzat e forta të ngritura nga paditësi Mark Faist. Sipas dokumenteve, Yeffet, i cilësuar si “Defendant”, ka kërkuar zyrtarisht një shtyrje prej 30 ditësh për t’iu përgjigjur padisë, duke argumentuar se…
Author: almakos
Obsesioni me makinat nuk njeh kufij, dhe shembulli i fundit vjen nga provinca kineze Liaoning, ku u mbajt një funeral i çuditshëm.Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, ku një burrë u varros së bashku me Mercedesin e tij të shtrenjtë. Ky rast ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, duke e bërë atë një temë të nxehtë për mediat dhe opinionin publik. Makina Mercedes Benz S450L, me një vlerë prej rreth 130 mijë euro, u varros në një gropë të thellë pranë varrit të të ndjerit. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sidomos…
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi ndërsa akuzohet për kryerjen e disa veprave penale. Prokuroria e Posaçme kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të ish vartësit të Belinda Ballukut për akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv, dhe shkeljes së barazisë në tendera. Dënimi mund t’i ulet në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe gjithashtu mund t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Po ashtu, SPAK kërkon nga GJKKO konfiskimin…
Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, buxheti i është gëzuar një rritjeje më të lartë të të ardhurave, si nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), ashtu dhe nga akciza. Të dhënat zyrtare të doganave bënë të ditur se importet totale të naftës në muajin mars ishin 53.6 mijë ton, me një rritje të lehtë prej 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës në blerje, (çka bëri që çmimi në tregun…
Pas djegies së pallatit të ndërtuar nga Arlis Ndërtim te “Farmacia 10”, ekspertët e ndërtimit paralajmërojnë se mungesa e ligjit dhe lejimi i materialeve të djegshme për fasadat e kanë kthyer Tiranën në një fushë të minuar. Prej hyrjes së bërë blozë të pallatit në zonën e quajtur “Farmacia 10” në Tiranë vijon të dalë tym dhe avuj të nxehtë edhe gati 24 orë pas zjarrit që shkatërroi dhjetëra apartamente dhe vuri në rrezik qindra banorë prej mesditës së të martës. Brenda shiritave rrethues të skenës së krimit, zjarrfikës, forca të ushtrisë dhe ekspertë të kriminalistikës po punojnë mbi rrënojat.…
Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet ë ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3…
Pas ngjarjes tronditëse që ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Mirdita”, ku mbetën të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, familjarët kanë filluar të ndajnë dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Valmir Berisha, familjar i viktimave, ka publikuar fotografinë e të ndjerëve, duke i dedikuar fjalë rrëqethëse vëllait dhe nipërve që humbën jetën nga zjarri në banesën e tyre. “Ngushëllimet më të sinqerta për ty dhe fëmijët e tu vëlla. U prefshi në paqe, shpirtrat e juaj u prefshin në paqe. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Policia ka sekuestruar 19 metra kub dru të prera ilegalisht në rajonin e Dellçevës. Informacionet e policisë të marra në rrugë operative kanë çuar deri te sekuestrimi i druve të cilat sipas tyre ishin bërë gati për treg. Grupi që ka prerë dhe transportuar drunë mënyrë ilegale janë arrestuar ndërsa policia nga ngritur kallëzime penale ndaj subjektit, pronarit të kompanisë dhe një personi tjetër. Sasia e druve është sekuestruar nga Policia Pyjore. MARKETING
Juristi Sokol Hazizaj foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” mbi thirrjen e kryeministrit Rama në GJKKO për të dëshmuar mbi kthimin e ish-klubit Partizani nga terren sportiv në terren ndërtimi. Hazizaj thekson se është e drejtë e mbrojtjes, Berisha dhe Malltezi, të thërrasë si dëshmitarë në proces Ramën, Ballën dhe këdo që ka përgjegjësi firme. Procesi sipas tij nuk duhet të jetë politik, pasi çështja nuk është e tillë dhe nuk përbën korrupsion, por është një çështje teknike, që ka të bëjë me një akt ligjor për kompensimin dhe kthimin e pronave ish-pronarëve. Hazizaj: Për të qenë i sinqertë, nuk mendoj…
Erkan Arifi në Debat në Shenja tha se me ardhjen e qeverisë aktuale, komunave nuk u lëshohet në mënyrë të rregullt TVSH-ja mujore për banorët jorezident, pasi ata nuk përfshihen në përllogaritjet zyrtare. Ai theksoi se kjo qasje është e padrejtë, duke pasur parasysh rolin e madh që luan diaspora për zhvillimin e komunës dhe shtetit. Ai shtoi se, pavarësisht këtyre investimeve dhe kërkesave legjitime, shteti nuk ndan mjete të mjaftueshme për këta banorë, duke e vështirësuar punën e komunës për të përmbushur nevojat e tyre. Në këtë drejtim, Arifi bëri të ditur se në kuadër të BNJVL-së është iniciuar…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i pyetur nëse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë përgjigje nga letrat e dërguara tek faktori ndërkombëtar, Arifi tha se nuk ka informacion konkret për këtë çështje, duke theksuar se Ahmeti ka qenë i angazhuar në Tiranë në Samitin e Diasporës. Megjithatë, ai nënvizoi se BDI dhe AKI janë të shqetësuara për proceset politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me eurointegrimet, zhvillimin ekonomik, reformat në decentralizim dhe, siç tha ai, cenimin e të drejtave të shqiptarëve në vend. Arifi theksoi se, sipas vlerësimit të tyre, shqiptarët janë shtetformues dhe duhet të…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi në Debat në Shenja, lidhur me 100 ditët e para në krye të Komunës tha se kanë vazhduar me përgatitjen e programeve dhe buxhetit për vitin 2026, duke bashkëpunuar me bashkësitë lokale dhe organizatat për të përcaktuar prioritetet, si dhe kanë vijuar me realizimin e projekteve jetike si asfaltimi i rrugëve lokale, përfundimi i ujësjellësit, ndërtimi i qendrës për nevoja të veçanta dhe çerdhes. “Vazhduam me përgatitjen e programeve vjetore për vitin 2026, vazhduam me përgatitjen e buxhetit të Komunës së Likovës për vitin 2026 dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkësitë lokale të…

