Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi tha se projekti i i ujësjellësit është një ndër projektet më të rëndësishme të komunës. Arifi theksoi se projekti i ujësjellësit përfshin 11 vendbanime dhe është në faza të ndryshme realizimi. I ftuar në Debat në Shenja, Arifi sqaroi se punimet janë në proces në disa fshatra si Nikushtaku, Vishtica, Mateçi dhe Hotla, ndërsa në disa të tjera si Likova, Orizarja, Sllupçani, Vaksinca dhe Llojani, projekti tashmë është përfunduar. Arifi tha se për fshatrat Opaj dhe Ropallc janë siguruar 930 mijë euro nga qeverisja e kaluar, por deri më tani, mjetet nuk janë…
Author: almakos
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur këtë të premte në ambientet e Kryeministrisë, në kuadër të koordinimit të planit të masave për protestën e paralajmëruar nga opozita. Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili parashikon angazhimin e forcave të shumta policore në pikat kyçe të kryeqytetit, veçanërisht pranë institucioneve kryesore shtetërore. Ndërkohë, bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 efektivë policie, gjithashtu janë vendosur edhe gardh metalik. Siç shihet nga pamjet në zonë është e vendosur edhe një ambulancë, si edhe autobote uji. Po ashtu,…
MPB njofton se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë ka ndodhur një aksident në të cilën lëndime trupore ka pësuar një 44-vjeçar. “Më 16.04.2026 në orën 06:40 në SPB Tetovë u njoftua se në kryqëzimin e rrugës rajonale Tetovë – fsh. Jazhincë me rrugën lokale për në fsh. Tearcë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Pezho” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.M. (44) nga fsh. Tearcë dhe një minibusi “Citroen”, prone e MPB-së, i drejtuar nga D.S. (49) nga fsh. Jegunoc. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar H.M., të konstatuara në Spitalin Klinik…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur lirimin nga burgu të ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Të dy u dënuan nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me nga 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin. Lirimi i tyre vjen si pasojë e kohës së gjatë të kaluar në paraburgim, që nga arrestimi në vitin 2023, çka ka bërë që dënimi të konsiderohet i shlyer pothuajse…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Stamboll, realizoi takime dypalëshe me Kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Belgjikës, Vinsent Blondel, dhe me nënkryetarin e parë të Kuvendit të Ukrainës, Oleksandër Kornienko. Në takimin me Blondelin u konfirmua bashkëpunimi i mirë dhe i qëndrueshëm midis dy vendeve, si dhe vendosmëria e përbashkët për avancimin e saj më tej. Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e mbështetjes së Belgjikës për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian është faktor kryesor për stabilitetin dhe…
Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Rruga e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç. Përplasja ka qenë fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit tjetër. Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe katër pasagjerë,…
Drejtoria Doganore informon se në dy javët e fundit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë zbuluar tre përpjekje për kontrabandë ari. Siç deklaroi Drejtori i Administratës, Boban Nikollovski, bëhet fjalë për një total prej 285 gramësh ari me një vlerë të parashikuar prej rreth 23 mijë eurosh. “Ne po monitorojmë zhvillimet dhe trendet në botë dhe po caktojmë profile të përshtatshme rreziku”, tha Nikollovski në një intervistë në MRT 1. Drejtoria Doganore thekson se një tjetër përpjekje për kontrabandë ari është parandaluar më parë në pikën kufitare Bogorodicë. Në të gjitha rastet, ari është sekuestruar dhe kundër të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale. Drejtori i Doganave kujtoi…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli konkurs publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Anëtar i Komisionit Shtetëror mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte: -të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të ketë vend të përhershëm të jetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut; -të ketë aftësi për punë; -të ketë arsim të lartë me të paktën 300 kredi SETK ose nivelin VII/1 të arsimit në fushën nga fushën e shkencave juridike ose arsim të lartë me të paktën 240 kredi SETK ose nivelin VII/1 të arsimit në…
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi para trupit gjykues ka kërkuar drejtësi për motrën e tij të vrarë. Ai ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën e Granit Plavën duke thënë se të tre ishin organizator të vrasjes, raporton Insajderi. I njëjti ka thënë se fëmijët e Liridonës do të rriten me mallin për nënën e tyre por nëse drejtësia do të shkojë në vend të paktën kjo do t’i ngushëllojë. /Insajderi.org
LSDM njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Hristijan Mickoski nuk fshihet më ai është prokuror, gjykatës, i cili urdhëron paraprakisht gjyqe kundër opozitës dhe disidentëve. Nga pozicioni i Kryeministrit, Mickoski shpall publikisht ndjekje penale, shënjestron njerëz specifikë nga opozita dhe familjet e tyre me akuza të shkruara paraprakisht. Shprehja e tij “Kam një ndjenjë” diktohet nga frika sepse ai e di se do të duhet të përballet me përgjegjësinë. Por ky është një skandal me përmasa të papara dhe përfaqëson një kolaps të plotë të rendit ligjor dhe kushtetues,…
Bordi i Transparencës ka njoftuar sërish rritjen e çmimeve të karburanteve në vend. Në vendimin e marrë sot, 17 prill, Bordi ka vendosur rritjen me 3 lekë të naftës nga dy ditë më parë. Duke filluar nga ora 16:00, nafta do të blihet me 210 lekë për litër nga 207 lekë që u caktua dy ditë më parë. Ndërkohë, sa i përket çmimit të benzinës, edhe ajo rritet me 2 lekë. Çmimi shkon 176 lekë për litër nga 174 lekë për litër që ishte. “Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 16.00 dhe…
Naim Murseli nuk e ka pranuar asnjë akuzë të hedhur ndaj tij për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli ka thënë se nuk ka kryer dhe nuk ka organizuar vrasje. “Në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur. Natën e vrasjes, fëmijët i dorëzova te familja Ademaj. Dy ditë pas ngjarjes, unë me fëmijët e mi isha në prokurori. Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen. Liridona Meriton drejtësi të plot dhe ju e keni në duar këtë” ka thënë Naim Murseli./Indeksonline/

