Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi para trupit gjykues ka kërkuar drejtësi për motrën e tij të vrarë.
Ai ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën e Granit Plavën duke thënë se të tre ishin organizator të vrasjes, raporton Insajderi.
I njëjti ka thënë se fëmijët e Liridonës do të rriten me mallin për nënën e tyre por nëse drejtësia do të shkojë në vend të paktën kjo do t’i ngushëllojë. /Insajderi.org



