Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka reaguar lidhur me heqjen nga përdorimi të gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Sipas ASH-së, ky veprim është i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë. Postimi i plotë i ASH krahu i Taravarit: Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje…
Author: almakos
Pesë automjete u përfshinë në një zjarr që shpërtheu sot pasdite në rrugën “Lazar Liçenoski” nën Kalanë e Shkupit, përballë Stadiumit të Qytetit, informojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Tre automjete u dogjën pjesërisht dhe dy u dogjën plotësisht. Zjarri u shua me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se zjarri është raportuar në orën 15:40 dhe se është raportuar se digjet bar i thatë, mbeturina dhe makina të parkuara. “Me ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht…
Në mbyllje të protestës, kreu i PD-së Sali Berisha foli në oborrin e selisë së PD-së teksa përshëndeti protestuesit. Kryedemokrati ndër të tjera theksoi se edhe pse PD është në proces analize dhe zgjedhjesh, kjo nuk e pengon të zhvillojë atë që ai e quan, kryengritje paqësore. Berisha: Flamur Noka pësoi goditje por vazhdon detyrën. KB në spital, janë drejtues të tjerë. Aulon Kalaja, i goditur personalisht edhe një hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit. Drejtues dhe veprimtarë të tjerë janë t plagosur. Sot, Sokol balluku ka përdorur bombat kundër protestuesve dhe kanë plagosur disa prej tyre. Kanë plagosur…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 19-vjeçares shqiptare, Myrto, në ishullin grek të Kefaloni, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Një nga të arrestuarit, një ish-peshëngritës 26-vjeçar, është paraqitur në gjykatë ku ka kërkuar falje. Sipas deklarimeve të tij, ai pretendon se ka qenë personi që e ka nxjerrë vajzën pa ndjenja nga apartamenti dhe, së bashku me një tjetër 23-vjeçar, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës. Ndërkohë, dëshmia e babait të 19-vjeçares ka tronditur opinionin publik. Në një prononcim për mediat, ai përshkroi dhimbjen e madhe që po përjeton, duke deklaruar: “Është dita…
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin tragjik ku humbën jetën tre persona. I pyetur nëse nëna e fëmijëve ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se deri më tani nuk ka informacione të sakta për vendndodhjen e saj. “Sipas informatave që kemi, askush nuk ka njohuri të saktë për nënën. Ka pretendime se ajo është zhdukur, madje disa thonë se është raportuar si e zhdukur”, u shpreh Krasniqi. Megjithatë, ai theksoi se, me vendim të gjykatës, kujdestaria e fëmijëve i ishte dhënë babait. “Prej rreth dy vitesh, nëna nuk ka…
Katër persona janë ndalur në protestën e sotme të opozitë, e cila nga bulevardi para kryeministrisë u zhvendos pranë Parlamentit. Burime bëjnë me dije se këtyre personave iu është gjetur një çantë me molotovë, teksa ndesheshin pranë Kalasë së Tiranë. Ndërkohë, krahas deputetëve të lënduar gjatë përplasjeve me policinë, ka mbetur i lënduar edhe një efektiv i uniformave blu. Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se një polic është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar çarje në kokë.
Përshkallëzimi i tensioneve para Kryeministrisë ka lënë të lënduar mes përfaqësuesve të opozitës. Gjatë ndërhyrjes së Policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, janë lënduar deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi. Të dy janë parë të kenë shfaqur probleme shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjelles qe u hodh nga policia. Po ashtu raportohet se policia ka përdorur edhe shkop gome ndaj protestuesve. [embedded content]
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimit të rolit të tij në zhvillimin shoqëror, Universiteti i Tetovës, më 16 prill 2026, nënshkroi dy memorandume bashkëpunimi me organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale: Federatën e Paqes Universale dhe Youth and Students for Peace Balkan (YSP Balkan). Memorandumi i parë i bashkëpunimit me Federatën e Paqes Universale është nënshkruar nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri, z. Gani Rroshi. Ky memorandum synon promovimin e kulturës së paqes dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fusha si…
Mes dhimbjes dhe pikëllimit të madh, sot janë përcjellë për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha nga Gurbardhi, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në qendrën e banimit kolektiv në Malishevë. Nga kjo tragjedi e rëndë humbën jetën babai Ilir Berisha, dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe gjithë Komunën e Malishevës. Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku Kujtimi dhe Nailja ishin nxënës, si dhe një numër…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e njohur si “Farmacia 10”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, identifikuar si Ilirjan Dosti, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale. Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë ambulanca dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Turqi, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Korniienko. Gjatë takimit, Gashi dhe Korniienko riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Gashi theksoi se këto raporte mbeten të qëndrueshme dhe në funksion të forcimit të lidhjeve bilaterale. Kryeparlamentari gjithashtu shprehu mbështetjen e fuqishme për Ukrainën në përballje me agresionin rus, duke nënvizuar përkushtimin për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj, si dhe solidaritetin me popullin ukrainas. Në takim u diskutua edhe për sfidat…
Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj ish-kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe një personi tjetër me inicialet Z.D. 61-vjeçar, për dyshime të bazuara për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Z.D., në cilësinë e personit zyrtar të autorizuar, në periudhën nga shkurti deri në qershor 2022, i ka mundësuar një subjekti juridik nga zona e Sarajit të përfitojë kundërligjshëm mbi 3.2 milionë denarë. Ai ka lëshuar vendime për regjim të qarkullimit dhe autorizime për kontroll teknik, ndonëse nuk ka…

