Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Turqi, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Korniienko.
Gjatë takimit, Gashi dhe Korniienko riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Gashi theksoi se këto raporte mbeten të qëndrueshme dhe në funksion të forcimit të lidhjeve bilaterale.
Kryeparlamentari gjithashtu shprehu mbështetjen e fuqishme për Ukrainën në përballje me agresionin rus, duke nënvizuar përkushtimin për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj, si dhe solidaritetin me popullin ukrainas.
Në takim u diskutua edhe për sfidat aktuale, rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe procesin e integrimit evropian. Gashi theksoi se angazhimi i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar është thelbësor për arritjen e paqes në Ukrainë.

