Në mbyllje të protestës, kreu i PD-së Sali Berisha foli në oborrin e selisë së PD-së teksa përshëndeti protestuesit.
Kryedemokrati ndër të tjera theksoi se edhe pse PD është në proces analize dhe zgjedhjesh, kjo nuk e pengon të zhvillojë atë që ai e quan, kryengritje paqësore.
Berisha: Flamur Noka pësoi goditje por vazhdon detyrën. KB në spital, janë drejtues të tjerë. Aulon Kalaja, i goditur personalisht edhe një hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit. Drejtues dhe veprimtarë të tjerë janë t plagosur. Sot, Sokol balluku ka përdorur bombat kundër protestuesve dhe kanë plagosur disa prej tyre. Kanë plagosur protestues dhe policë se u duheshin dëshmitarë, dënoj me forcën më të madhe. Forcë në botë që mposht kryengritjen tonë paqësore nuk ka.
Të gjitha format e protestave do përdorin, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narko regjimit. Është misioni i PD, por edhe i forcave të tjera opozitare, shoqërisë civile për të cilat do bëjë gjithçka të bashkohemi. Kjo kryengritje nuk ka të ndalur. Kjo ka një mbështetje sa shqiptare sa botërore. Nuk ka asnjë lidhje, kanë lidhje me regjimin, asnjë lidhje me proceset e brendshme të partisë. Ju jen dëshmitarë se deklarova se PD do hidhet në një veprimtari shumëplanëshe. Jemi në analiza dhe zgjedhje por kjo nuk na pengon ta mbajmë kryengritjen paqësore. E tmerruat sot regjimin, kriminelë. Protesta tjetër më e fuqishme do jetë.


