Partia opozitare maqedonase, LSDM, nga sot ka filluar t’i shplasosë, siç thonë, “skandalet për krimin e qeverisë së Mickoskit”. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie , Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, deklaroi se bëhet fjalë për skandalin e parë nga një seri skandalesh të Qeverisë. Ai theksoi se kompania “Digital One”, e formuar në fund të gushtit të vitit të kaluar, me vetëm dy të punsuar, brenda një viti ka marrë tenderë me vlerë gati nëntë milionë euro, siç tha, para të qytetarëve, duke shtuar se të gjithë këta tenderë kanë qenë nga institucione qeveritare dhe shtetërore në periudhën nga maji 2025…
Author: almakos
Një aksident në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnje Rrogozhinë ka shkaktuar trafik të rënduar.ambulanca-1-1Një automjet tip Toyota i ka rënë nga pas një filuoristrade të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët. Ambulanca zjarrfikësit dhe policia në vendngjarje. Pasi është larguar mjeti nga autostrada policia po disiplinon trafikun. Paraprakisht bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40 vjeçare është djegur plotësisht. Sipas policisë, së qarkullimit rrugor, mjeti tip Toyota i ka rënë nga pas fuoristradë dhe është përfshirë nga flakët. Burim bëjnë me dije se kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja dhe dy fëmijët e…
Sot është varrosur këngëtari i njohur shqiptar, nga Tetova Shpat Kasapi. Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak në Itali, Në paraditen e sotme, u zhvillua edhe një ceremoni përkujtimore në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku një numër i madh miqsh, bashkëpunëtorësh, familjarësh dhe figurash publike u mblodhën për t’i dhënë nderimin e fundit artistit. Pas homazheve, Shpat Kasapi u varros në varrezat e qytetit të Tetovës.
VMRO-DPMNE reagon se seria e rasteve që po hapen këto ditë ekspozon, siç thonë ata, skandalet nga koha kur LSDM ishte në pushtet dhe janë dëshmi e kaosit strukturor, institucioneve të rrënuara dhe mungesës së llogaridhënies. Në një deklaratë, partia thekson se rasti me rezervat e mallrave është një tjetër kujtesë se institucionet nën kontrollin e LSDM funksiononin “si struktura të improvizuara pa mekanizma llogaridhënieje”. Sipas VMRO-DPMNE, shlyerja e 2,000 tonëve grurë dhe elb përmes ish-zëvendësministrit të Bujqësisë Trajan Dimkovski, dhe më pas shfaqja e supozuar e të njëjtave sasi në tregun e zi në një vend fqinj, tregon “abuzim…
Pensionistët që mbështesin rritjen lineare të pensioneve njoftuan sot se të hënën, më 1 dhjetor, pensionistët nga e gjithë vendi do të demonstrojnë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, me qëllim, siç thonë ata, të vazhdojnë llogaritjen lineare të pensioneve. Ata bënë thirrje për një prani masive, për të luftuar së bashku për të drejtat e tyre. “Të hënën në orën 11:00, do të protestojmë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, nga e gjithë Maqedonia”, tha pensionisti Zoran Trajkov.Ata njoftuan se nëse protesta e së hënës nuk sjell rezultate, ata do të vazhdojnë me protesta më 10 dhjetor, sepse nuk po heqin…
Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Uniformat blu informojnë se konflikti mes personave të përfshitë në ngjarje ka nisur disa ditë para 28 nëntorit. Sipas Policisë disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B.. Më pas më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se…
Sot (30 nëntor) përcillet për në banesën e fundit këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Itali si pasojë e sulmit në zemër. Ceremonia mortore për këngëtarin e ndjerë nisi sot në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku janë mbledhur familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm në ceremoni janë edhe personazhe të njohur publikë, Adelina Tahiri, Blero, Dafina Zeqiri etj. Ndërkohë ish-partnerja e tij Selvije Jao dhe nëna e Shpat Kasapit nuk i mbajtën dot lotët teksa i dhanë lamtumirën…
Sot familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë janë mbledhur në Pallatin e Kulturës në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit Shpat Kasapi. Në këtë ceremoni për Shpat Kasapin, motra e tij Jehona, e prekur thellë nga dhimbja, nuk mundi t’i mbante lotët. Ajo tha se Shpati lindi me yll në ballë, e i donte shumë fëmijët e pleqtë. Derisa theksoi se amanetin e tij për djalin, Roelin do ta kryejë. “Sot me zëmër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndjej. Shpat,…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagimnë rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Duke iu referuar deklaratav të Ramës që kundërshton shkarkimin e Ballukut, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro. “I njëjti…
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informoi se sot për shkak të dy ndërhyrjeve të ndara në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë dhe lagje të Shkupit do të mbeten pa ujë apo me presion të zvogëluar në furnizim. Nga ndërmarrja kumtojnë se për shkak të defektit rrugor nga f-400 mm në rr.”Butelska” p.n., afër servisit “Topal”, në periudhën prej orës 11:00 e deri në përfundim të mënjanimit të tij, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit në rrugët “Ho Shi Min”, “Marko Krale”, “Prizrenska”, “Petar Manxhukov”, “Aleksandar Bujnov”, “Kraishka”, “Kole Kaninski” si dhe shfrytëzuesit e rr.”Butelska” nga aksi 1 deri në…
Një raport i ri ka zbuluar se lufta kibernetike po merr një dimension të ri, duke shënjestruar infrastrukturën hapësinore në një shkallë alarmante. Nga janari 2023 deri në korrik 2025, janë regjistruar më shumë se 237 operacione kibernetike që kanë synuar sektorin hapësinor, duke e bërë këtë një çështje të rëndësishme për sigurinë globale. Raporti, i publikuar nga Qendra për Studime të Sigurisë (CSS) në ETH Zürich, analizon sulmet kibernetike që kanë ndodhur gjatë konfliktit në Gaza. Këto sulme kanë përfshirë satelitët dhe sistemet e komunikimit, duke treguar se kërcënimet ndaj infrastrukturës hapësinore janë në rritje të vazhdueshme. Një nga…
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës. I riu nga Puka u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Varkëtari”, ndërsa policia thotë se sekuestroi 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh. “Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat…

