Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka reaguar lidhur me heqjen nga përdorimi të gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Sipas ASH-së, ky veprim është i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë.
Postimi i plotë i ASH krahu i Taravarit:
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë.
Po aq i papranueshëm është edhe mosreagimi e përfaqësuesve shqiptarë në këtë institucion, si dhe e VLEN-it, që sot mban përgjegjësi politike për këtë gjendje.
Kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të gjuhës shqipe në uebfaqen zyrtare të institucionit, ndërprerjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe transparencë të plotë për largimet, punësimet dhe avancimet.
Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që të drejtat e shqiptarëve të shkelen dhe që gjuha shqipe të hiqet nga institucionet.

