Author: almakos

Naim Murseli nuk e ka pranuar asnjë akuzë të hedhur ndaj tij për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli ka thënë se nuk ka kryer dhe nuk ka organizuar vrasje. “Në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur. Natën e vrasjes, fëmijët i dorëzova te familja Ademaj. Dy ditë pas ngjarjes, unë me fëmijët e mi isha në prokurori. Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen. Liridona Meriton drejtësi të plot dhe ju e keni në duar këtë” ka thënë Naim Murseli./Indeksonline/

Lexo më Shumë

I akuzuari për vrasjen e gruas së tij, Naim Murseli, ka mohuar përfshirjen në këtë rast, duke deklaruar se nuk ka organizuar dhe as nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Liridona Ademajt.Gjatë fjalës së tij përfundimtare në gjykatë, ai tha se në momentin e vrasjes nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe se bashkë me fëmijët ishte duke u larguar. “Unë gjatë këtyre viteve prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë, të cilin nuk e kam kryer. Unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, as nuk kam marrë pjesë në vrasje, madje as nuk e kam…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim për falsifikim dokumentesh, lidhur me kallëzimin e bërë ndaj tij në SPAK nga një person anonim i identifikuar si Nesti Angoni. Në kërkesën drejtuar organit të akuzës, kryebashkiaku thekson se kemi të bëjmë me një rast falsifikimi, pasi ky person nuk ekziston në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Po ashtu, thekson Veliaj, dokumenti si kallëzim i dërguar në SPAK është paraqitur në formën e një kallëzimi të identifikuar përmes përdorimit një identiteti të rremë, dhe i shoqëruar me nënshkrim fizik. Ky nënshkrim, argumenton ai,…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës së sotme për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i familjes së viktimës, Leutrim Syla, ka hedhur dritë mbi veprimet e të akuzuarve pas krimit, shkruan Insajderi.Sipas tij, video-incizimet nga hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë vërtetojnë rolin kyç të Kushtrim Kokallës në fshehjen e bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit. Avokati Syla tha se, ndonëse mbrojtja e Kokallës ka mohuar përfshirjen e tij, pamjet filmike tregojnë një realitet tjetër. Sipas avokatit, pas vrasjes, Naim Murseli ishte strehuar në hotelin në qendër të Prishtinës, i ndihmuar në çdo hap nga Kushtrim Kokalla. “Vërtetohet saktë që Naim Murseli hyn në hotelin ‘Swiss’…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme ku po jepet fjala përfundimtare për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja, Javorka Perlinçeviq ka paraqitur argumente të rënda që rëndojnë pozitën e Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë, shkruan Insajderi.Përmes dëshmive të reja dhe raporteve të mjekësisë ligjore, prokuroria pretendon se vrasja ishte një skenar i përgatitur deri në detaje. Një nga momentet më prekëse të seancës ishte leximi i dëshmisë së fëmijëve të çiftit, të cilët pas ngjarjes ishin dërguar në Suedi. Sipas dëshmisë së paraqitur, djali i madh kishte rrëfyer tmerrin që kishte parë në prani të psikologut. “Gjatë një vizite të fëmijëve…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme, 17 prill, nga qelia katër të arrestuarit për zjarrin që ra pak ditë më parë tek pallati 12 katësh pranë Farmacisë numër 10. Ndaj të dyshuarve: inxhinieri, Enver Ademi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula, është caktuar detyrim paraqitje. Nën hetim janë vënë pronari i kompleksit të pallateve 48-vjeçari Armand Lilo dhe Sh. B., 41 vjeç, i kontraktuari për ndërtimin e kompleksit. Po ashtu nën hetim u vunë edhe dy punonjëse të marketit, shtetaset S. A. dhe E. M. Zjarri që…

Lexo më Shumë

Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj ish-kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit (49) dhe Z.D. (61) për shkak të dyshimeve të bazuara për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. “Më 17.04.2026, Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti kallëzim penal në PThP Shkup ndaj Z.D. (61) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e arrestit në burg për tre anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Pepës, që akuzohet për trafikimin e mbi 7 tonëve kokainë. Në arrest në burg u lanë Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.  Lulzim Pepa është i vëllai i Jetmir Pepës, i cili është shpallur në kërkim  si kreu i grupit kriminal. Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se sot është ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov, në shtëpinë familjare të të cilit u gjetën të fshehura në një mur 350,000 euro. Aktakuza vjen pas rrëfimit të avokatit Fehmi Stafa, i cili pranoi një dënim me burg prej një viti e tre muajsh, sepse mori ryshfet prej 50,000 eurosh, i cili supozohej të ndikonte te gjyqtari Ristov që t’ia hiqte paraburgimin klientit të tij Ljupço Pecov – Gjavollot. “Gjatë një hetimi të hollësishëm, një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit…

Lexo më Shumë

Flamur Sula, i ati i Ilaria Sulës ka rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 bisedën e fundit me të bijën para se ajo të vritej brutalisht nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet, Marc Samson. Ai theksoi se kishin biseduar me të bijën për herë të fundit më 25 mars, por  sipas tij, ajo nuk iu kishte dhënë asnjë sinjal se diçka nuk shkonte. Flamur Sula tregoi se e bija iu kishte thënë se do të shkonte në fundjavë në shtëpi, por kur nuk i kishte hapur telefonin, kishin shkuar ta prisnin te stacioni…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 16.04.2026 në orën 16:15 në fshatin Dushogubicë e Epërme, rajoni i Kërçovës, oficerët e zyrës për çështje kriminale të jashtme në Kërçovë e ndaluan G.S. (66) nga Kërçova për shkak të dyshimit se ai kishte kryer një krim sipas nenit 396 të Kodit Penal. “Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokalet ndihmëse në fshatin Dushogubicë e Epërme, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, u gjetën dhe u sekuestruan një karabinë gjuetie “Mauser” kalibri 7.9 mm, një pushkë gjuetie “Zastava” kalibri M75 12 mm, një pistoletë “Zastava” kalibri M57 7.62 mm me…

Lexo më Shumë

Një mësues me përvojë të gjatë në arsim ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak ditën e djeshme (16 prill), teksa kthehej për në shtëpi, pas përfundimit të detyrës së tij në fshatin e largët Marjan, në bashkinë e Maliqit, qarku Korçë. Alban Bejleri, 52-vjeç, i cili kishte rreth tre dekada eksperiencë në arsim, prej pesë vitesh jepte mësim në këtë zonë të thellë. Çdo ditë ai përshkonte në këmbë rreth 7 deri në 8 kilometra për të arritur në shkollë, ku zhvillonte procesin mësimor për vetëm dy nxënës. Sipas familjarëve, Bejleri ishte një njeri i përkushtuar ndaj…

Lexo më Shumë