Author: almakos

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë së Dibrës për caktimin e masave të sigurisë ndaj dy punonjësve të policisë, të dyshuar për “shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për dy inspektorë të DVP Dibër, njëri në shërbimin e Trafikut Urban dhe Interurban dhe tjetri në Rendin Publik në Komisariatin e Bulqizës. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masat “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Hetimet lidhen me një ngjarje të ndodhur më 10 mars 2026 në Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona. Sipas AMP-së, nga veprimet hetimore ka rezultuar se efektivët nuk kanë përmbushur detyrat…

Lexo më Shumë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë  “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj dhe duke kërkuar heqjen e saj. Sipas gazetares Klodiana Lala, kërkesa është regjistruar zyrtarisht dhe për shqyrtimin e saj është hedhur shorti, i cili ka përcaktuar si gjyqtar relator anëtarin e Gjykatës së Lartë, Genti Shala. Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë,…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme plenare ka pasur debate dhe akuza mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa është diskutuar për çmimet e karburanteve. I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj i cili i shpreh se Rama është i frikësuar dhe se mazhorana po përpiqet vetëm si t’i shmanget burgut. “Lërini, broçkullat e teatrot dhe kujdesuni për njerëzit. Por ju doni të shmangni burgun. Keni burgun. Në këto 35 vite mendonit se mund të villnit sa të donit dhe nuk do u gjente asgjë. Kur nisët t’u arrestonin Veliajn, Kërçanaj. Ballukut u shokuat…Dhe më pas Rama…

Lexo më Shumë

Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër konfirmoi Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Pas një debati të gjerë për ndërprerjen e punimeve në këtë autostradë, ministri tha se u vendos që punimet të vazhdohen për shumë arsye dhe sipas tij autostrada do të përfundojë në fund të vitit. 175 milionë euro mjete shtesë janë siguruar për vazhdimin e punimeve. “Ne ishim para një zgjidhje nëse duhet të ndërpritet projekti sepse nuk ka logjikë të ketë një realizues nga ana e tyre nëse ata nuk e sigurojnë financimin por këtë rast shumë gjate po pritet për autostradën duhej që…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë do zhvillojnë nesër (17 prill) protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e tubimit, policia e shtetit njofton se do të ketë bllokime dhe kufizime të lëvizjes në disa akse kryesore. Që nga ora 23:45 e datës 16 prill deri në përfundim të protestës, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Ndërsa nga ora 15:00 e ditës së protestës, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër kritikave të shpeshta dhe pakënaqësive që qarkullojnë në opinion, shëndeti publik mbetet më i besueshmi për qytetarët.Shumica e qytetarëve shprehen të kënaqur me shërbimet mjekësore që marrin, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve. Edhe pse në disa raste përballen me pritje gjatë kontrolleve, ata e konsiderojnë këtë si diçka të zakonshme dhe të pranueshme, duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve, shumica e qytetarëve shprehen të kënaqur nga shëndeti publik. Po ashtu, një pjesë e madhe e qytetarëve vazhdojnë të preferojnë spitalet shtetërore, kryesisht për shkak të kostove më të ulëta dhe bindjes se shërbimet që…

Lexo më Shumë

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur mundësinë që ajo të jetë pjesë e listës së partisë. Sipas tij, LDK po synon riorganizim dhe bashkim të brendshëm, duke përfshirë edhe figura të dikurshme të saj. Juristja Krenare Vokshi tha se zhvillimet politike nuk janë statike dhe se riformatimi i raporteve politike mund të shërbejë për stabilitet institucional. “Politika nuk është statike. Ajo që deri dje është parë si ndarje, sot mund të shndërrohet në domosdoshmëri…

Lexo më Shumë

Një ndjekje e çmendur ka ndodhur në rrugët e Peruxhias në Itali dy ditë më parë, ku policisë i është dashur të rrezikojë jo pak për të kapur një shqiptar të dyshuar, kontingjent krimi, që refuzoi kontrollin në postbllok. Ngjarja ka ndodhur në Corciano, ku policia lokale arrestoi pas minutash ndjekjeje 30-vjeçarin me origjinë shqiptare, me precedentë të shumtë kriminalë, për krimet e arratisjes së rrezikshme dhe rihyrjes së paligjshme në territorin kombëtar. E gjitha filloi kur 30-vjeçari kaloi me forcë një pikë kontrolli të policisë lokale. Pasi pa oficerët që e urdhëronin të ndalonte, ai shtypi pedalin e gazit…

Lexo më Shumë

Nga komuna e Çairit kanë dalë me sqarim rreth punësimit të ish-kandidatit për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, i sili në Open Finance, figuron se merr pagë mujore prej rreth 1,000 euro nga Komuna e Çairit. Komuna e Çairit deklaron se të gjitha angazhimet dhe pagesat bëhen në përputhje me ligjin dhe janë të dokumentuara e të verifikueshme. Nga komuna hedhin poshtë pretendimet për parregullsi. “Komuna e Çairit informon opinionin publik se të gjitha angazhimet realizohen mbi bazën e procedurave të qarta ligjore, kontratave dhe shërbimeve konkrete të kryera. Çdo person i angazhuar ka detyrime të përcaktuara, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur punimet për përmirësimin e infrastrukturës në rrugën “Dizhon 15”.“Po realizojmë një ndërhyrje të plotë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.Projekti përfshin rekonstruimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197 metrash, si dhe realizimin e 25 lidhjeve për amvisëritë. Paralelisht, do të bëhet edhe rekonstruimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash.Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, rruga “Dizhon 15” do të asfaltohet, duke e kthyer këtë hapësirë në një segment më funksional dhe…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT, ku për pasojë u dëmtuan 71 apartamente. Top Channel raporton se policia ka siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisi zjarri. Sipas pamjeve, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit. Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar. Nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre. Menjëherë pasi largohet, në zonë nis të dalë tym. Flakët u përhapën me…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e tre Call Centerave mashtrues që vepronin ndaj shtetasve të BE-së, duke premtuar rikuperim të parave të humbura në investime dhe investim në bursa fiktive. Në total janë caktuar 9 masa sigurie, 7 arrest në burg, ndërsa për dy ndalim daljeje jashtë vendit dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Po ashtu, thekson Prokuroria, gjatë operacionit janë arrestuar në në flagrancë 5 persona në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm. Prokuroria thotë se shtetasit E.D., M.H., T.A., L.T., Xh.M., M.L., Xh.H., A.B., L.C., K.D., E.H., E.T.,…

Lexo më Shumë