Në seancën e sotme plenare ka pasur debate dhe akuza mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa është diskutuar për çmimet e karburanteve.
I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj i cili i shpreh se Rama është i frikësuar dhe se mazhorana po përpiqet vetëm si t’i shmanget burgut.
“Lërini, broçkullat e teatrot dhe kujdesuni për njerëzit. Por ju doni të shmangni burgun. Keni burgun. Në këto 35 vite mendonit se mund të villnit sa të donit dhe nuk do u gjente asgjë. Kur nisët t’u arrestonin Veliajn, Kërçanaj. Ballukut u shokuat…Dhe më pas Rama u detyroi të dilnit në TV të bëheshit ekspertë të drejtësisë dhe u kujtuat për mbipopullimin e burgjeve sepse duhet të mbronit shokët tuaj. Por tashmë erdhi gjenerali, Taulant doli gënjeshtra juaj.. Krerët e SPAK janë në Washington Taulant”, tha ai.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është drejtuar me akuza kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, pasi ky i fundit ka akuzuar Ballën si hajdut.
“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Person që mendon që duke bërtitur dhe shkuar përtej çdolloj norme tha se tregu i karburanteve në Shqipëri kontrollohet nga një subjekt…Ti je një gjobaxhi i vogël… Iu turre një biznesmeni. Siç ua bërë këtyre. I vodhe PD të dhënat e partisë….I ke vjedhur PD të dhënat e anëtarëve dhe u çon edhe mesazhe mos votoni PD”, tha ai.
Po ashtu Shehaj është përplasur edhe me deputetin socialist Erion Braçe, pasi Shehaj e quajti Braçen ‘hajdut i vogël’, një deklaratë kjo që bëri që Braçe të indinjohej dhe t’i shkonte Shehajt në vendin ku ai ishte ulur në Kuvend, dhe ti kërkonte llogari.
Braçe i tha Shehajt se një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe më parë, por sipas tij, deputeti i ‘Mundësia’ i kishte kërkuar më pas falje.
Shehaj: Ti je hajdut i vogël
Braçe: Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje.
Shehaj: Jo jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në gjithçka. Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë.


