Përshkallëzimi i tensioneve para Kryeministrisë ka lënë të lënduar mes përfaqësuesve të opozitës.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, janë lënduar deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi.
Të dy janë parë të kenë shfaqur probleme shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjelles qe u hodh nga policia.
Po ashtu raportohet se policia ka përdorur edhe shkop gome ndaj protestuesve.


