Administrata Hidrometeorologjike për sot njofton mot me vranësira të ndryshueshme me shira të rastësishëm lokal. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Temperatura minimale do të sillet nga 6, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për mjegull të lehtë në orët e mëngjesit.
Në pjesë të Luginës së Shkupit gjatë pasdites është i mundur shi i rastësishëm. Temperatura do të sillet nga 10 deri në 17 gradë, dhe do të fryjë erë e lehtë juglindore.
Gjatë javës së re të punës, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qëndrueshëm.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër dhe të martën përgjatë lumit Vardar, era veriore do të forcohet herë pas here.
MARKETING
<!–



