Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka pritur në një takim ministrin pa portofol të Maqedonisë së Veriut dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke, Zulfikar Zejnulla, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, kryediplomati turk ka pritur ministrin nga Maqedonia e Veriut në Stamboll.
Nuk u dhanë detaje të tjera rreth takimit.



