Juristi Sokol Hazizaj foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” mbi thirrjen e kryeministrit Rama në GJKKO për të dëshmuar mbi kthimin e ish-klubit Partizani nga terren sportiv në terren ndërtimi.
Hazizaj thekson se është e drejtë e mbrojtjes, Berisha dhe Malltezi, të thërrasë si dëshmitarë në proces Ramën, Ballën dhe këdo që ka përgjegjësi firme.
Procesi sipas tij nuk duhet të jetë politik, pasi çështja nuk është e tillë dhe nuk përbën korrupsion, por është një çështje teknike, që ka të bëjë me një akt ligjor për kompensimin dhe kthimin e pronave ish-pronarëve.
Hazizaj: Për të qenë i sinqertë, nuk mendoj se thirrja e kryeministrit si dëshmitar përbën truk politik. Ballafaqimi i mbrojtjes me organin e hetimit në mënyrë vijueshme se një nga hallkat zinxhir ku ka kaluar leja e ndërtimit ka qenë Bashkia e Tiranës, kreu Edi Rama. Çështja Partizani është jo ashtu siç e paragjykon organi i hetimit, seanca paraprake, është tërësisht politike dhe nuk ka lodhje me faktin dhe gjënë që ka ndodhur. Zoti Rama nuk vjen si kryeministër por si kreu i bashkisë. Që mban përgjegjësi për çdo firmë të vendosur në detyrën si kreu i bashkisë dhe i KRRT. Është përgjegjësi firma. Tagër prej funksionit por edhe subjekti Rama. Nuk ka gjë të veçantë që mbrojtja kërkon si dëshmitar zotin Rama apo zoti Balla dhe çdo dëshmitar tjetër që ka dijeni.
Një gjë e them me bindje, kjo çështje është një çështje e thjeshtë, jo ashtu si është ngarkuar politikisht. Nuk ka lidhje me korrupsionin. Çështja është në vitin 2004, procesi i kompensimit të pronës ka qenë objekt i politikës. Ky proces sa i përket hapësirave është 1500 familjeje që kanë fituar prej akteve ligjore, normative në favor të ish-pronarëve. Nuk ka gjë politike. Kthimi i pronave është vendimmarrje që i takon politikës. Harku kushtetues i kthimit të pronave vjen edhe prej konventave europiane. Meqënëse Malltezi që vjen nga familja Begeja, ka qenë ish-pronarë. Nuk ka asnjë lloj të pavërtete. Se njëri bëhet dhëndrri i dikujt. Nga njëra anë konsiderohet politik nga qytetarët, nga ana tjetër është fare thjesht çështje teknike. Gjykimi nuk duhet të jetë politik. Por duhet ti kthehet haka te i zoti.


