Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi në Debat në Shenja, lidhur me 100 ditët e para në krye të Komunës tha se kanë vazhduar me përgatitjen e programeve dhe buxhetit për vitin 2026, duke bashkëpunuar me bashkësitë lokale dhe organizatat për të përcaktuar prioritetet, si dhe kanë vijuar me realizimin e projekteve jetike si asfaltimi i rrugëve lokale, përfundimi i ujësjellësit, ndërtimi i qendrës për nevoja të veçanta dhe çerdhes.
“Vazhduam me përgatitjen e programeve vjetore për vitin 2026, vazhduam me përgatitjen e buxhetit të Komunës së Likovës për vitin 2026 dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkësitë lokale të Komunës së Likovës, me të gjitha shoqatat joqeveritare, me të gjitha klubet sportive, me të gjithë autoritet të janë në Komunën e Likovës u takuam, bashkëbiseduam dhe nxorëm atë që është më e nevojshme, më primare për banorët e komunës sonë. Gjatë vitit 2026 kemi vazhduar me ata projekte të cilët janë jetike për banorët e komunës sonë, edhe atë duke filluar nga asfaltimet e rrugëve lokale, nga ujësjellësi i Komunës së Likovës, i cili duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë për banorët e komunës sonë. Kemi vazhduar me Qendrën për nevoja të veçanta, kemi vazhduar me çerdhen, të cilën e kemi në proces dhe shumë projekte të tjera që janë me interes për banorët e komunës sonë”, tha Afiri.

