BDI në një njoftim për media ka reaguar në lidhje me pagesën që ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani e merr nga Komuna e Çairit. Nga BDI thonë se Ramadani as as nuk jeton në Çair, as nuk është taksapagues i Çairit, as nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të Çairit.
“Megjithatë, nga buxheti i qytetarëve të Çairit paguhet rregullisht një aktivist partiak, ndërsa edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur gjashtë muaj pa pagesën prej vetëm 100 eurosh dhe po largohen një nga një nga vendet e punës. Ky është realiteti që e ka krijuar Izet Mexhiti. Para për partiakët ka. Për edukatoret që kujdesen për fëmijët e Çairit nuk ka”.
“Kjo është keqpërdorim moral, politik dhe institucional i komunës. Izet Mexhiti ka humbur çdo kredibilitet për të folur për përgjegjësi, zhvillim dhe kujdes ndaj qytetarëve. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Izet Mexhitit. Nuk do të ndalemi deri në momentin që ai largohet dhe Çairit t’i kthehet dinjiteti institucional”, thonë nga BDI.

