Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”.
Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të kreut të PD, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në çështjen e njohur si dosja “Partizani” ka nisur sot.
Trupa gjykues ka shqyrtuar kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave, duke vendosur pranimin e provave shkresore të paraqitura në proces. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të thirren dhe të pyeten si dëshmitarë personat e listuar në kërkesën e Prokurorisë, si dhe ata të propozuar nga palët në proces.
Mes dëshmitarëve të pranuar për t’u thirrur është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të këtyre hetimeve. Kërkesa për marrjen në pyetje të tij është pranuar nga GJKKO.
Rama do të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e çështjes në cilësinë e kryetarit të bashkise se Tiranës në atë kohë.


