Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në burg, duke ngritur dyshime për një përpjekje për ta detyruar të heshtë dhe për të penguar zbardhjen e informacioneve që ai disponon.
Në reagimin e tij në Facebook duke cituar një prej mediave që e kanë shpërndarë lajmin, Berisha thekson se është përgjegjësia e shtetit për të garantuar sigurinë e Agasit dhe për të mos lejuar presion ndaj tij.
Berisha ngre pyetjen se kush po thotë të vërtetën për atë që ka ndodhur në burg, ndërsa paralajmëron se, sipas tij, Padrino kërkon të zhdukë bashkëpunëtorët.
‘Padrino do të zhduk bashkëpunëtorët!’, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Gazeta SOT raporton se Ergys Agasi është dhunuar nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm për ta detyruar të heshtë. Ndërkohë, burime të tjera flasin për një masë disiplinore pas gjetjes së një celulari. Kush po thotë të vërtetën?
Pyetja nuk është vetëm çfarë di Ergys Agasi. Pyetja është nëse shteti mund të garantojë që ai të flasë lirshëm për gjithçka që di, pa kërcënime dhe pa presione.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



