Për dosjen “Partizani” në GJKKO, seanca e radhës pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
I pari që do të dëshmojë në seancën e ardhshme do të jetë Taulant Balla. Ai pritet të japë dëshminë e tij në cilësinë e personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen.
Po ashtu, SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e personave që do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Në të njëjtën listë dëshmitarësh janë parashikuar gjithashtu edhe Albert Xhani dhe Isa Tare.


