Studio ligjore ndërkombëtare Kasowitz, e angazhuar në mbrojtjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas një urdhri gjykate që i mundësoi këtij të fundit akses në provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Përfaqësues të studios ligjore shprehen se dokumentet e zbuluara ngrenë pikëpyetje mbi bazën e hetimit, duke pretenduar se procedimi penal është mbështetur në denoncime anonime të atribuuara personave me emrat “Nesti Agoni” dhe “Nasta Pëllumbi”. Sipas deklaratës, këta emra nuk rezultojnë të figurojnë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, çka sipas mbrojtjes ngre dyshime mbi ekzistencën…
Author: almakos
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë filluar ndërhyrjen infrastrukturore në Çarshinë e Vjetër, që do të përfshijë 1.567 m². “Po realizojmë një ndërhyrje të thellë infrastrukturore në 1.567 m², me standarde të larta dhe vizion afatgjatë. Po zgjidhim problemet nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, po ndërtojmë rrjet modern elektrik dhe fibër optike, dhe po rikthejmë identitetin autentik me gur travertin dhe ndriçim tradicional. Investim prej rreth 29 milionë denarë, që përfshin edhe rindërtimin e rrugëve përreth, duke e trajtuar Çarshinë si një tërësi funksionale. Pas më shumë se 50 vjetësh, ky është projekti…
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, mbërriti sot (14 prill) në Gjykatën e Posaçme. [embedded content] Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është marrë i pandehur për çështjen e hakërrimit të Prokurorisë së Posaçme. Në GJKKO do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj tij, ku akuzohet për hakerim të sistemeve të SPAK, bashkë me 2 të pandehur të tjerë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi në muajin shkurt (2026) hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal lidhur me hakerimin e sistemeve të saj informatike. Të pandehur në…
MINT ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS’it për njehsorë me afat të skaduar. MINT tha është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë, dhe se në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë. “Gjatë verifikimeve të realizuara në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë. Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut,…
Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë me 6 lekë çmimin e natës, nga 209 që ishte në 215 lekë për litër. Po ashtu, edhe benzina ka pësuar një rritje me 3 lekë, nga 175 në 178 lekë për litër. Njoftimi: Bordi i Transparencës në datë 14 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër.✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,73 % në raport me vendimin e datës 6.4.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 denar/l.…
Një 20-vjeçar shqiptarë është vrarë me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë, ndërsa e plagosur mbeti një vajzë rreth 25 vjeç, që e shoqëronte. Sipas mediave vendase, ngjarja është shënuar mbrëmjen e së hënës. Sipas raportimeve, ai ishte i lidhur me një rrjet kriminal. Autoritetet thanë se të dy personat janë të njohur për policinë. I riu që mbeti i vdekur kishte probleme prej vitesh. Vjeshtën e kaluar ai u arrestua nën dyshimin për rrëmbim. Në pranga, sipas mediave, është vënë një person i dyshuar, por policia dhe prokurorët dyshojnë se janë të përfshirë edhe të tjerë. Dyshimet janë se…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në konferencën e sotme për shtyp tha se fitorja historike e demokracisë në Hungari shënon fundin e regjimeve autokratike në rajon dhe fillimin e një periudhe të re demokracie dhe përgjegjësie. “Qytetarët e Hungarisë kanë thënë qartë dhe me zë të lartë: Mjaft me autokracinë! Kjo është një fitore e madhe, historike e demokracisë mbi autokracinë, e Evropës mbi ndikimin rus dhe kinez, dhe e sundimit të ligjit mbi korrupsionin”, theksoi Filipçe.Ai theksoi se kjo fitore ka një mesazh të fortë rajonal. “Fitorja historike në Hungari i dërgon një mesazh të qartë të gjithë rajonit:…
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar me të gjitha votat për vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ky vendim dëshmon pjekurinë e shtetit dhe kapacitetin e FSK-së për të marrë përgjegjësi ndërkombëtare. “Forca e Sigurisë së Kosovës, për ushtarin e Kosovës, është një strukturë serioze, profesionale dhe gjithmonë më e gatshme që të marrë përgjegjësi përtej kufijve të vendit. Kërkesa e FSK-së për pjesëmarrje në operacione jashtë vendit, e miratuar nga Qeveria e Republikës së…
Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë. Sipas mediave suedeze, alarmi u mor pak para mesnatës dhe zona u rrethua nga forcat policore. Policia kreu një hetim gjatë natës, por nuk është e qartë nëse ka ndonjë të dyshuar. Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave. Sakaq dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi dr.oge në Helsinborg dhe në rajonin Skane. Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të përballet me burg nëse kthehet në vend, për shkak të një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse pret rikthimin e Gruevskit, Mickoski tha se ai nuk ka pritshmëri të tilla, por theksoi se ligji duhet të zbatohet për të gjithë njësoj. “Unë nuk kam asnjë pritshmëri, por nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni, ai ka një vendim të formës së prerë dhe menjëherë pas ardhjes, organet e rendit do ta ndalojnë dhe do…
Katër kompani kanë dorëzuar oferta në tenderin për furnizimin me autobusë elektrikë, të shpallur nga Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë, tenderi është mbyllur dhe aktualisht është në vijim afati ligjor për pranimin e ofertave eventuale me postë. “Pas festave të Pashkëve do të bëhet vlerësimi i ofertave të pranuara. Nëse tenderi rezulton i suksesshëm, 30 autobusët e parë pritet të mbërrijnë në shtator”, njoftojnë nga Ministria e Transportit për “SDK”. Nga gjithsej 150 autobusë, 100 do të jenë për Qytetin e Shkupit, ndërsa 50 të tjerë për qytetet e tjera. Sipas specifikimeve teknike në njoftimin…

