Agjencia Hapësinore NASA ka shpërndarë disa imazhe të reja spektakolare nga misioni ‘Artemis II’, duke ofruar një pamje të pazakontë të Tokës dhe Hënës. Imazhet, të realizuara më 6 prill, shfaqin një moment magjik kur Toka duket si një gjysmëhënë që “ngrihet” mbi horizontin e Hënës. Po ashtu, një fotografi tjetër ofron një pamje të detajuar të anës së largët të Hënës, të cilën njerëzit nuk e shohin kurrë nga Toka. Këto imazhe janë pjesë e përditësimeve të vazhdueshme që vijnë nga misioni Artemis II, i cili ka si qëllim rikthimin e njerëzve në orbitën e Hënës dhe hapjen e…
Author: almakos
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor ku janë goditur disa call center-a të dyshuar për aktivitet të paligjshëm në fushën e mashtrimit kompjuterik. Sipas burimeve të gazetares Xhensila Kodra, gjatë ndërhyrjes janë arrestuar disa persona, ndërsa më shumë se 80 operatorë të gjetur brenda ambienteve të zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet. Gjatë kontrollit të ambienteve, agjentët e policisë kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit kriminal. Në total, operacioni…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.1 lekë dhe do shitet me 110.1 lekë.
Analisti Valon Syla ka hedhur dritë mbi motivet e takimeve të Lumir Abdixhikut me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se qëllimi i tij nuk është për LDK-në, por për karrierën personale. Sipas Sylës, Abdixhiku dhe presidentja Vjosa Osmani janë më shumë të interesuar për avancimin e karrierave të tyre sesa për fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është një situatë që ngre pyetje të rëndësishme mbi prioritetet e liderëve politikë në vend. “Çka po lyp në takim me Kurtin – Abdixhiku?” – pyeti Syla, duke sugjeruar se takimet e tilla mund të kenë një agjendë të fshehtë që nuk…
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i zhvilluar ndaj call center-ave në Tiranë, ku autoritetet kanë zgjeruar hetimet dhe kanë rritur numrin e masave të sigurisë. Sipas burimeve, janë caktuar 9 masa sigurie, ndërsa kontrollet janë ushtruar në 3 call center-a që operonin në 4 ambiente të ndryshme, me një kapacitet prej rreth 300 poste pune. Hetimet kanë zbuluar se këto struktura dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk është vendosur nëse ndaj tyre do të caktohen masa…
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Nefail Emini, vlerëson se fitorja e Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare në Hungari nuk pritet të ketë ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Emini theksoi se Hungaria, pavarësisht ndryshimeve politike të brendshme, nuk ka peshë të mjaftueshme diplomatike, ekonomike apo ushtarake për të ndikuar ndjeshëm në zhvillimet e rajonit. “Nuk besoj që do të ketë një ndikim të madh, edhe për shkak se siç ceka më herët, Orban ka qenë një nacionalist i cila ka dashur të rikthejë pëlqimin e mëhershëm të perandorise austro-hungareze.…
Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë ndaj tre call center-ave në kryeqytet, duke zbuluar detaje të reja nga aksioni që çoi në disa arrestime dhe sekuestrimin e shumave të konsiderueshme parash. Sipas burimeve, një nga subjektet e goditura ndodhej në Rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër pranë Kopshtit Zoologjik. Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet austriake, në kuadër të një hetimi që ka nisur prej dy vitesh. Urdhër-arrestet janë lëshuar me vendim gjykate. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se deri më tani janë caktuar 8 masa sigurie, ndërsa hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë.…
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Nefail Emini, deklaroi se Irani po përpiqet të shfrytëzojë maksimalisht rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, duke pasur parasysh se roli i saj mund të zbehet në vitet e ardhshme. I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Emini theksoi se zhvillimet e fundit në rajon dhe projektet energjetike të vendeve të Gjirit pritet të ndryshojnë rrjedhën e transportit të naftës. “Irani po synon që ta përdorë Ngushticën e Hormuzit në mënyrë maksimale, për shkak se rëndësia e Ngushticës së Hormuzit, pas 5 viteve besoj që nuk do të jetë e njejtë,…
Prokuroria e Tiranës ka goditur 3 call center-a në kryeqytet. Një prej tyre mësohet se ndodhej në rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër te Kopshti Zoologjik. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se nga ky operacion ka disa të arrestuar, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Operacioni mësohet se është zhvilluar së bashku me autoritetet austriake.
Profesori universitar, Mevludin Ibishi, vlerëson se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit karakterizohen nga një përplasje asimetrike, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë politik. I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Ibishi theksoi se, megjithëse ekziston një asimetri në fuqinë dhe qasjen ushtarake, ai vëren edhe një lloj “simetrie” në mënyrën e të menduarit strategjik të palëve. “Në të dyja anët, në pjesën e SHBA-së dhe pjesën e Iranit, shoh një luftë asimetrike. Por shoh edhe një simetri në mendimin politik, apo të menduarit në kontekst të strategjisë. Nga njëra anë kemi Trmapin i cili…
Samiti i Katërt i Diasporës nisi sot në mbrëmje (13 prill) punimet e tij treditore. Ceremonia e mirëseardhjes u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës, i cili gjithashtu mbajti edhe fjalën para të pranishmëve në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Kreu i shtetit u shpreh se Samiti i Diasporës zhvillohet në një moment kyç për Shqipërinë, kur gjendet pranë anëtarësimit në BE, teksa ftoi të gjithë shqiptartë që të investonin në Shqipëri, në të gjitha fushat. “Të nderuar bashkëkombas, miq, të ftuar, pjesëmarrës. Është kënaqësi e veçantë që t’ju përshëndes në këtë Samit të katërt…
Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare Lorik Cana u dekorua sot me “Urdhrin e Skënderbeut”. Medalja iu dha ish-kapitenit gjatë punimeve të Samitit të katërt të Diasporës, që çeli siparin sot në Tiranë në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit. Cana në fjalën e tij theksoi se me punën e tij dhe të tjerëve në Diasporë, është munduar gjithnjë të mbahet lart krenaria dhe nderi i shqiptarëve. Cana: Gjithmonë kur jeni pranë një paneli me njerëzit tonë të mbledhur që kanë spikatur, pavarësisht se kemi luajtur në stadiume plot mbetet një diçka e veçantë. Më e veçantë kur ka të bëjë…

