Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka uruar Peter Magyar, liderin e partisë Tisa, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria. Përmes një postimi në rrjetin social X, Mucunski theksoi se rezultati i zgjedhjeve pasqyron vullnetin e qytetarëve, duke nënvizuar rëndësinë e demokracisë. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me qeverinë e re të udhëhequr nga Magyar, duke vlerësuar marrëdhëniet e deritanishme dhe duke theksuar angazhimin për partneritet, respekt të ndërsjellë dhe një të ardhme të përbashkët evropiane. MARKETING Të ngjajshme …

Lexo më Shumë

Humbja e Viktor Orbani-t dhe partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari, ka hapur ashpërsuar debatin edhe në skenën politike në vendin tonë. E në fokus është përsëri, ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe qëndrimi i tij në Budapest. Lidhja Social Demokrate thotë se me humbjen e Orban, Mickoski dhe Qeveria aktuale e Maqedonisë kanë humbur aleatin e tyre të vetëm që kishin dhe pas të cilit fshiheshin. Sipas kreut të opozitës, pas Orbanit, pritet të bjerë edhe Aleksandar Vuçiç e bashkë me të edhe Mickoski. VENKO FILIPÇE – LSDM “Organizata kriminale VMRO mbetet pa aleatin e saj të…

Lexo më Shumë

Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë, duke theksuar se numrat, ndonëse të vogla, janë alarmante. Kjo situatë tregon një nevojë të madhe për vetëdijesim dhe edukim rreth kësaj sëmundjeje që vazhdon të stigmatizohet. Një nga aspektet më shqetësuese është se shumë individë në Kosovë nuk janë të informuar për ekzistencën e HIV-AIDS. Kjo mungesë njohurie është një pengesë e madhe në përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mbështetur ata që janë të prekur. “Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, me gjithë teknologjinë…

Lexo më Shumë

Një urë lidhëse është duke u ndërtuar për të bashkuar ambientet e reja të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me ato të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Siç shihet edhe nga pamjet, punimet për urën janë ende në fazë ndërtimi dhe objekti kalon mbi rrugën e automjeteve. Kjo urë pritet të lehtësojë komunikimin dhe koordinimin institucional mes dy strukturave kyçe të drejtësisë në vend. [embedded content]

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti të ndërtimit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. “Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima…

Lexo më Shumë

Martina Pajollari, e akuzuar për moskallëzim krimi të vrasjes së Martin Çeços, ndodhet në arrest shtëpie prej dy javësh, kjo për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë pas kërkesës së paraqitur nga mbrojtja e saj, e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm nga qelia. Pajollari mbahej e paraburgosur në burgun e Pojskës. Më herët, rreth dy muaj më parë, edhe tre të akuzuarit e tjerë për këtë ngjarje janë liruar nga paraburgimi për të njëjtën arsye, përfundimin e afateve ligjore. Sipas akuzës, Martina Pajollari dyshohet se ka nxjerrë në pritë viktimën,…

Lexo më Shumë

Policia ka zbuluar një rast të rrëmbimit të një 32-vjeçari nga tre persona, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Në kuadër të operacionit të koduar “Hijet”,  në pranga u vunë Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa i shpall në kërkim 28-vjeçari me iniciale J.N. 32-vjeçari në kallëzimin e tij ka deklaruar se më 31 mars 2026 është marrë me forcë nga tre shtetas, të cilët e kanë mbajtur për disa orë në një ambient privat në zonën e Xhafzotajt, ku është kanosur dhe dhunuar fizikisht, me qëllim përfitimin e…

Lexo më Shumë

Pas një serie sulmesh me mesazhe mashtruese që përdorin emrin e Postës Shqiptare, policia dhe institucioni i postës u bënë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, teksa ekspertët ngrenë shqetësimin se sofistikimi dhe rafinimi i këtyre sulmeve rrit rreziqet potenciale ndaj sigurisë së qytetarëve dhe kërkon masa parandaluese. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit paralajmëroi më 6 prill qytetarët të ishin të kujdesshëm ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë masivisht në Shqipëri nëpërmjet SMS-ve dhe që paraqiten si njoftime të Postës Shqiptare për pako postare të padorëzuara. Vetë Posta Shqiptare reagoi lidhur me këto mesazhe me një…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwan, 22 vjeç, në shkurt 2025 në Tiranë. Vendimi u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025. Përmes një shkrese të datës 18.09.2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49 vjeçarit. Si ndodhi ngjarja Babë e bijë erdhën nga Gjermani në Tiranë në muajin shkurt 2025.…

Lexo më Shumë

LSDM sot ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të Viktor Orbanit në Hungari. Nga atje thonë se qytetarët e Hungarisë e kanë thënë me zë të lartë dhe qartë: “MJAFT autokracia”,“Pas 16 vitesh sundimi të Viktor Orban, regjimi i tij jodemokratik ka rënë. Në zgjedhjet historike parlamentare, Tisza, e udhëhequr nga Peter Magyar, arriti një fitore bindëse. Kjo nuk është vetëm një fitore për një parti. Kjo është një fitore për demokracinë mbi autokracinë, për Evropën mbi ndikimin rus dhe kinez, dhe për sundimin e ligjit mbi korrupsionin. Organizata kriminale e VMRO-DPMNE ka mbetur pa…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Istog, ku ka humbur jetën Enis Osmanaj si pasojë e një vetaksidenti. Siç mëson Sinjali, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 në fshatin Dobrushë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një bllokadë që ua pamundëson anijeve hyrjen dhe daljen prej porteve iraniane. Sipas tij, bllokada do të funksionalizohet më 13 prill, në orën 10:00, sipas kohës lindore. Duke e bërë të ditur lajmin për bllokadë, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, ka thënë se bllokada do të vlejë ndaj anijeve të të gjitha shteteve “pa asnjë dallim”, dhe kështu ato nuk do të mund të hyjnë dhe as të dalin prej porteve iraniane dhe brigjeve…

Lexo më Shumë