Author: almakos

Të krishterët ortodoksë shënojnë sot festën e bashkëve, që përbën njërën ndër festat më të mëdha krishtere. Edhe në Maqedoninë e Veriut, u mbajtën meshat tradicionale dhe ceremoni të tjera fetare. Besimtarët ortodoksë u mblodhën në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse “Shën Klimenti Ohrit” në Shkup, ku kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Stefani mbajti meshën qendrore. Edhe krerët shtetëror kanë uruar besimtarët me rastin e kësaj feste. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin e saj bëri thirrje për për unitet, kujdes për fqinjët dhe përhapjen e mendimeve pozitive, duke theksuar se pikërisht në kohë sfiduese shoqëria duhet të…

Lexo më Shumë

Siç është bërë zakon, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosin të udhëtojnë jashtë vendit gjatë fundjavave të gjata të festave. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Brendshme, mbi 43,000 qytetarë vendosën të kalojnë pushimet e Pashkëve jashtë vendit. Pikat më të shpeshta të daljes ishin pikat kufitare Tabanovcë, Bogorodicë dhe Bllacë. Në pikën kufitare Tabanovcë, më 09.04.2026 nga ora 12:00 deri më 11.04.2026 deri në orën 12:00, kanë  hyrë në vend 6,279 shtetas vendas, ndërsa 16,764 u larguan nga vendi. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 12,075 persona hynë në vendin tonë,…

Lexo më Shumë

Moti në ditën në vijim, prej të martës deri të enjten, do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Në disa vende të reshurat do të jenë më të mëdha, ndërsa të enjten do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave. Do të fryjë erë juglindore, e cila të martën do të përforcohet, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h, kumtoi DPHM. Të premten dhe të shtunën moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej…

Lexo më Shumë

Një zjarr është regjistruar në një pallat shumëkatësh në lagjen Gjevdet Nepravishta, pranë spitalit të Lushnje, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është konstatuar fillimisht nga banorët, të cilët kanë vënë re tymin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse të Lushnjes ka bërë të mundur izolimin e flakëve në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i dërgoi urimet e saj kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Shenjtërisë së Tij Stefan, si dhe kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore Metodiste, Emil Zaev. MARKETING Në mesazhin e saj të urimit drejtuar Kryepeshkopit Stefan, Presidentja thekson se Pashkët janë themeli i besimit të krishterë dhe një burim i përjetshëm shprese, duke theksuar se në këto “ditë të larta dhe të bekuara” qytetarët duhet të bashkohen rreth vlerave të dashurisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. “Në kohë trazirash…

Lexo më Shumë

Autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Çangu, shtetasi Eduart Afmataj, ka dhënë dëshminë e tij të parë përpara grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë Krujë më 10 prill. Sipas informacioneve të gazetares Xhensila Kodra, autori i dyshuar Afmataj ka deklaruar se mes tij dhe viktimës fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike. Ai ka pohuar se është goditur me një kosë të vogël. Në dëshminë e tij, i dyshuari ka deklaruar se më pas ka marrë një armë gjahu çifte dhe ka qëlluar…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka zbuluar një bazë të dyshuar për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike sintetike në formë karamelesh, me objektiv kryesor adoleshentët pranë shkollave. Sipas uniformave blu në kuadër të operacionit “Shije e hidhur” u arrestuan në flagrancë dy vëllezër, shtetasit L. L., 20 vjeç, dhe R. L., 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tyre, shtetasi Xh. L., 20 vjeç. Hetimet e policisë tregojnë se të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një bazë për prodhimin e drogave sintetike, të cilat përgatiteshin në formë xhelatine dhe karamelesh, duke i shpërndarë kryesisht pranë ambienteve…

Lexo më Shumë

Procesi i tenderimit për furnizimin me autobusë të rinj ka përfunduar të hënën, ndërsa autoritetet do të nisin së shpejti me vlerësimin e ofertave të pranuara, këtë e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. MARKETING “Afati i tenderit për blerjen e autobusëve të rinj zgjati deri të hënën dhe, në përputhje me ligjin, duhet të presim nëse do të arrijë ndonjë ofertë përmes postës. Menjëherë pas përfundimit të festave të Pashkëve do të fillojmë me procesin e vlerësimit. Kemi katër oferta”, deklaroi Nikolloski. Sipas kushteve të parashikuara në procedurën e tenderit, nëse përzgjidhet…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli  sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit  uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj. Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka drejtuar akuza ndaj ish-kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe liderit aktual Venko Filipçe, duke kërkuar që ata të sqarojnë nëse është arritur ndonjë marrëveshje për përfitime përqindjeje nga shitja e banesave në Tetovë, në kuadër të rastit që lidhet me biznesmenin e njohur si “Daka”. MARKETING <imgsrc=”” alt=”Sample Image”/> Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshimet në planin urbanistik të Tetovës në vitin 2020 kanë mundësuar realizimin e një projekti me vlerë rreth 200 milionë euro. Nga kjo parti pretendojnë se ekzistojnë dyshime për përfitime personale, si dhe përfshirje të mundshme në audio-incizime që aktualisht po qarkullojnë në publik.…

Lexo më Shumë

Filmi i ri horror nga Koreja e Jugut, “Salmokji: The Whispering Water”, po përshkruhet nga shikuesit si një nga përjetimet më tronditëse të viteve të fundit, teksa komente të shumta thonë se “po ua prish mendjen” nga frika dhe tensioni. Produksioni ka arritur të kthehet papritur në hit të arkave (box office), me një nisje shumë të fortë. Sipas raportimeve, vlerësimet e shikuesve janë mbi 9, ndërsa publiku shprehet se nuk ka qenë kaq i frikësuar prej kohësh nga një film horror. Ajo që e bën “Salmokji” të dallojë është një element i thjeshtë, por i realizuar me mjeshtëri: filmi…

Lexo më Shumë