Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një i ri ka plagosur me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar veten. Bëhet fjalë për Valon Krasniqin, rreth 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë ndaj L. U., rreth 24-vjeçare në një barnatore në rrugën “Driton Islami”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur viktima kishte hyrë në barnatore dhe kishte kërkuar ndihmë nga stafi, duke njoftuar se personi që ishte me të kishte armë. Pak më pas, i dyshuari kishte hyrë brenda dhe kishte tentuar ta marrë me forcë viktimën, por pasi…
Author: almakos
Humbja e një prindi është një nga ngjarjet më të dhimbshme që mund të përjetojë një individ. Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar me dhimbje për vdekjen e babait të saj, një figurë e rëndësishme në jetën e saj personale dhe profesionale. Në një postim prekës në Facebook, Haxhiu ndau ndjenjat e saj të thella për humbjen e mbështetësit të saj më të madh. Ajo e përshkroi babanë si një njeri të jashtëzakonshëm, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e saj si individ dhe lider. “Me zemër të thyer e dhimbje të…
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, ka përcjellë mesazhin e Pashkës për besimtarët ortodoksë, duke bërë thirrje për paqe shpirtërore, reflektim dhe kthim te Zoti në një botë që, sipas tij, po përballet me trazira të thella. “Sot bota është e trazuar. Luftëra të përgjakshme vazhdojnë të shkaktojnë vdekje dhe vuajtje. Frika e së nesërmes mbulon popuj të tërë. Pasiguria troket kudo. Në mes të kësaj stuhie, Krishti i Ngjallur përsërit: “Paqe në ju”. Ky nuk është thjesht një urim mirësjelljeje shoqërore, por është një realitet ontologjik”, shkruan ai. Në mesazhin e tij Kryepeshkopi u bën thirrje besimtarëve që të…
Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri që prej vitit 2018, udhëheq institucionin përgjegjës për hetimin dhe trajtimin e rasteve të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në vend. Në një intervistë për BIRN, Gajda shpjegon se si gjuha e urrejtjes po përhapet dhe amplifikohet në mjedisin online përmes rrjeteve sociale, mediave dhe diskursit politik, duke vënë në shënjestër veçanërisht grupe të caktuara shoqërore si komuniteti LGBT, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara. Ai paralajmëron se ky fenomen jo vetëm përforcon stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese, por mund të krijojë pasoja reale për komunitetet e prekura – nga përjashtimi…
Frutat, perimet dhe nënproduktet e blegtorisë kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve në shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një listë e INSTAT me çmimet mesatare të mallrave kryesore të shportës tregon se gjatë shkurtit të këtij viti mollët dhe vezët kryesojnë listën e rritjes me përkatësisht 18.5% dhe 16.7%. Ky shtrenjtim reflektohet qartë në vlerat nominale, ku një kilogram mollë kushtoi mesatarisht 138.5 lekë në shkurt, ndërsa vezët kanë pësuar një rritje prej 3.7 lekësh, duke arritur nivelin 25.8 lekë për kokërr. Në këtë trend rritës janë përfshirë edhe produktet e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një moment të dhimbshëm nga jeta e tij, duke folur për vdekjen e babait të tij në një intervistë për gazetën gjermane FAZ. Në këtë intervistë, Thaçi ka reflektuar mbi ndjenjat e tij pas humbjes së një figure të rëndësishme në jetën e tij. Ai ka theksuar se mungesa e tij në varrimin e babait ka lënë një plagë të thellë në shpirtin e tij, një dhimbje që do ta mbajë përjetësisht. “I vlerësoj shumë fjalët tuaja të mira për vdekjen e babait tim. Ishte një humbje e madhe për familjen time dhe…
Gazetari i njohur Michael Martens, i cili punon për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka ndarë informacione të rëndësishme rreth intervistës së tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e cila u zhvillua në Hagë.Intervista e planifikuar me Thaçin u shndërrua në një proces të ndërlikuar, pasi Martens thekson se një takim ballë për ballë ishte i pamundur. Ai u detyrua të dorëzonte pyetje me shkrim, një praktikë që ka ngritur shumë pikëpyetje rreth transparencës së këtij procesi. Martens shpjegoi se ai kishte paraqitur 12 pyetje në gusht të vitit 2025, por u deshën katër muaj që gjykata speciale të…
Në shkurt të këtij viti janë dhënë 244 leje për ndërtim, që është për 10,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e lejeve, 173 janë për ndërtime të larta, ndërsa është paraparë ndërtimi i 309 banesave, tregojnë të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës. MARKETING <imgsrc=”” alt=”Sample Image”/> Numër më i madh i lejeve janë dhënë në Rajonin e Pollogut, 84, pas çka vijojnë ai i Shkupit me 57, Juglindor, 33, Rajoni Lindor, 21,… Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve…
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se me ligjin e ri, pensionistëve do u zvogëlohet pensioni për 3.5%. Ajo ka pyetur qeverinë edhe se, cilat barna, pensionistët do i marrin pa pagesë. ‘’Një lajm shumë i keq për pensionistët, sepse po flitet që, qeveria u ndanë nga 100 euro e tjera e kemi pa ia u ndanë në kohë zgjedhjeve, sipas ligjit të cilin e keni sjellë këtu, pensionistët kanë me nda 3.5 % prej pensionit të tyre dhe qeveria nuk ndan fare për ta. Pra, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për…
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Artur Çangut, i cili u gjet i pajetë në kodrat e fshatin Kurrçaj, në Nikël, pasi u vra me çifte nga Eduart Ahmataj. Sipas burimeve, Eduart Ahmataj rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi ai mësohet se ai është dhëndër tek kushërinjtë e Çangut. Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një përplasje për çështje pronësie mes djemve të viktimës dhe autorit të dyshuar, konflikt i cili ka ndodhur disa ditë para krimit. Autori Eduart Ahmataj Burime bëjnë me dije se palët, përveç lidhjeve shoqërore, kanë qenë edhe fqinj. Ngjarja…
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:25, një person është gjetur i vdekur në një objekt në zonën e Bit Pazarit në Shkup. Sipas informacioneve nga Policia e Shkupit, bëhet fjalë për A.S. (65) nga Shkupi, i cili është gjetur pa shenja jete në hapësirën e ashensorit të objektit. Nga MPB njoftojnë se rasti është raportuar në SPB Shkup, pas çka në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar. Sipas deklaratës së një punonjësi të objektit, B.S. (28), viktima kishte ardhur për vizitë. Ai ka treguar se ishte ngjitur në katin e pestë për…

