Author: almakos

KEDS ka njoftuar se nesër do të kryejë punime të rëndësishme për sigurinë e sistemit të energjisë, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Ndërprerjet do të ndodhin në disa qytete, duke përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Ferizajn, Pejën dhe Gjakovën. Kjo është një mundësi për të rritur efikasitetin e rrjetit dhe për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm në të ardhmen. KEDS ka përgatitur një plan të detajuar për të informuar qytetarët mbi oraret dhe arsyet e këtyre ndërprerjeve. Fillimisht, në Prishtinë, do të ketë ndërprerje nga ora 09:00 deri në 13:00 në zonën e…

Lexo më Shumë

Personi në foto është shtetasi Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri nga Eduart Ahmataj pasditen e sotme në Nikël. Siç bëri me dije policia e Krujës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, pas një sherri mes tyre. Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe i janë konstatuar shenja plumbash. Autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt edhe disa ditë më parë. Megjithatë, rrethanat e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se nga muaji maj do të ulen çmimet për mbi 300 barna, duke synuar t’i bëjë ato më të përballueshme për qytetarët. MARKETING Ai theksoi se kjo është hera e parë që ndërmerret një hap i tillë në këtë përmasë. Sipas tij, lista e barnave me çmime të reduktuara tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë, ndërsa ulja do të zbatohet në të gjitha institucionet dhe barnatoret që i tregtojnë ato. Aliu shtoi se ky nuk është një proces i përkohshëm, por një reformë që do të…

Lexo më Shumë

Transporti urban në Tiranë është në prag të krizës dhe Bashkia i ka braktisur qytetarët. Kështu u shpreh sot anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, duke paralajmëruar edhe një paralizë të ardhshme të transportit urban, pasi rrezikon të ndërpritet. Sipas tij, shoqatat e transportit publik kanë njoftuar zyrtarisht pezullimin e shërbimit, ndërsa institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë reaguar në kohë për të adresuar situatën. Në një postim në rrjetet sociale, Teliti akuzon mazhorancën në Këshillin Bashkiak se “ka refuzuar përfshirjen në rend dite të diskutimit mbi menaxhimin e krizës së transportit urban, duke e cilësuar këtë si…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një tjetër në fshatin Verjon. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë e cila dyshohet se ka ardhur nga vetë autori Eduart Afmataj, i cili ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Artur Cangutt. Menjëherë pas njoftimit, forcat…

Lexo më Shumë

Mbi 16.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kaluar përgjatë vendkalimeve kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” gjatë 24 orëve të fundit, duke reflektuar një fluks të shtuar të lëvizjes në kufi. MARKETING Sipas të dhënave zyrtare, nga Ministria e Punëve të Jashtme në vendkalimin kufitar Bogorodicë, nga dita e djeshme në mesditë deri sot në mesditë, nga vendi kanë dalë 6.864 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e shtetit kanë hyrë 1.394 qytetarë. Në të njëjtën periudhë, është regjistruar edhe hyrja e 4.753 shtetasve të huaj, ndërsa 5.070 të tjerë kanë dalë nga vendi. Autoritetet bëjnë të ditur se…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët shëndetësor. Ai njoftoi se shtesat për kujdestarinë dhe ndërrimin e natës do të paguhen me pagën e muajit prill. “Keni të drejtë në muajin janar shkurt dhe mars nuk janë ekzekutuar shtesat si kujdestaritë dhe ndërrimi i natës. Nuk është mundur të bëhet kjo gjë sepse buxheti është miratuar me shumë vonesë dhe për këtë arsye ka qen e pamundur. Por natyrisht për çdo punë që bëjnë mjekët dhe stafi shëndetësorë jo vetëm në QKUK por kudo kjo Qeveri nuk do t’u mbetet borxh në asnjë moment…

Lexo më Shumë

Gjatë këtij viti pritet të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike, mëson Radio Evropa e Lirë. Vendimi për tarifa të reja pritej të merrej më 1 prill, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë e shtyu këtë vendim deri më 1 maj. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe përcaktimin vjetor të tarifave të energjisë elektrike, të cilat rëndom shpallen më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Tre operatorët energjetikë në Kosovë, në muajin janar të këtij viti kanë kërkuar rritjen e tarifave të rrymës për vitin 2026. Rritja e çmimit të rrymës u kërkua nga Operatori…

Lexo më Shumë

Dy vëllezërit shqiptarë Mëhilli që u arrestuan nga Interpol Tirana në Itali, jo vetëm fshiheshin në vendin fqinj prej më shumë se dy dekadash teksa ishin të dënuar në mungesë me mbi 32 vite burg në total për vrasje me motive gjakmarrjen, por edhe punonin ligjërisht si ustallarë në ndërtim. Këto detaje i ka zbardhur media italiane, pas lajmit për arrestimin e Artur dhe Arben Mëhillit, 60 dhe 54 vjeç, nga Lushnja. Policia e Shtetit njoftoi dje (9 prill) se bashkë me Interpol Tiranën dhe autoritetet italiane, identifikuan nëpërmjet teknologjisë “Facial Recognition” dy të shumëkërkuarit. Ata akuzoheshin se morën gjakun…

Lexo më Shumë

Bujqësia është një nga sfidat më të mëdha të qeverisë por edhe pikat kyçe për integrimin e vendit në BE. Kryeministri Edi Rama pranoi sot nga Berati, gjatë takimit me prodhuesit, se ka pasur edhe problematika në financimin e fermerëve dhe bujqësisë me naftë, ku shpesh edhe është abuzuar. Ai tha se formula nuk dha rezultat, teksa nënvizoi se nafta do taksohej për fermerët, por shteti nuk do ndalonte as mbështetjen me financime për ta dhe as subvencionimin e merituar. Në fjalën e tij para prodhuesve dhe sipërmarrësve të përpunimit të vajit të ullirit në qytetin e Beratit, që kishin…

Lexo më Shumë

Një sherr i dhunshëm i shoqëruar me të shtëna arme ka tronditur paraditen e kësaj të premteje qendrën e qytetit të Trentos në Itali, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, kur katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik. Sipas rindërtimit paraprak, dy prej tyre ndodheshin në një bar duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerët iu janë afruar në këmbë nga zona e Piazza Fiera. Situata ka degraduar me shpejtësi, teksa dy personat e parë janë larguar me vrap në drejtim të një tabakerie në rrugën “Santa Croce”, ku janë…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur teknologjia po bëhet pjesë e pandashme e jetës së përditshme të fëmijëve, një fenomen shqetësues po shfaqet në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit lexojnë, por nuk e kuptojnë atë që lexojnë. Një studim i realizuar në mars dhe prill 2025 në dhjetë shkolla të Shkupit, me 1.288 nxënës të klasave të katërta dhe të teta, nxjerr në pah një rënie serioze të aftësive të të kuptuarit të tekstit. Sipas këtij studimi, nxënësit që kalojnë më shumë kohë në telefonat e tyre, nuk lexojnë libra dhe nuk merren me aktivitete sportive, ndërsa si pasoj arrijnë…

Lexo më Shumë