Author: almakos

Koalicioni VLEN ka prezantuar miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar atë si një arritje historike pas gati 25 vitesh premtime të pambajtura. Në një konferencë për media, nga VLEN theksuan se ligji i ri, i hartuar edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, vendos për herë të parë mekanizma konkretë për zbatimin e përfaqësimit të drejtë, përfshirë krijimin e një trupi koordinues qeveritar të udhëhequr nga një zëvendëskryeministër shqiptar. Sipas VLEN, ligji i jep fund manipulimeve me vetëdeklarime dhe garanton metodologji të bazuar në të dhëna reale, ndërsa brenda gjashtë muajve pritet harmonizimi i…

Lexo më Shumë

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për rritjen e tarifave nga One Albania, ka ardhur edhe qëndrimi i Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Kreu i AKEP, Gentian Sala, bëri të ditur se institucioni është duke e ndjekur nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me operatorin. Sipas tij, gjatë javës së kaluar është diskutuar konkretisht për këtë çështje dhe nuk përjashtohet mundësia e një vendimi nga ana e autoritetit. “Kemi komunikim të vazhdueshëm me operatorin telefonik, por edhe javën që kaloi specifikisht për këtë çështje. Nëse ka vend për vendim, do marrim një vendim; për çdo ankesë…

Lexo më Shumë

BDI ka reaguar ndaj propozim-ligjit për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, duke e cilësuar atë si një hap të rrezikshëm prapa dhe një tradhti ndaj arritjeve të shqiptarëve ndër vite. Sipas BDI-së, drafti i hartuar nga Karakamisheva dhe i mbështetur nga VLEN nuk parasheh kuota etnike, nuk obligon institucionet të identifikojnë përkatësinë etnike gjatë punësimit apo avancimit dhe nuk përmban masa ndëshkuese, duke e bërë atë, siç thuhet, një “ligj mashtrimi” pa substancë dhe drejtësi. MARKETING Reagimi i plotë i BDI-së: Kjo që po ndodh është më shumë se zhgënjim, është tradhti e hapur ndaj çdo arritjeje për të cilën…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm zbut dënimin për Azgan Mërnicën, autorin e  vrasjes të punonjësit të policisë, Novruz Cenalia. Ai ishte dënuar nga gjykata e Fierit me burgim të përjetshëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit caktoi ndaj tij dënimin me 35 vite burgim, çka ka sjellë reagimin e ashpër të familjareve të efektivit të policisë. Ngjarja ndodhi me 13 maj 2024 në Fier, kur efektivi i policisë Novruz Cenaliaj, 28 vjeç, po shkonte në punë me makinë  e tij, kur u përball me 23 vjeçarin Mernica. Nga hetimet rezultoi se konflikti mes tyre nisi pasi efektivi i…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë informon se në mesnatën e sotme (10 prill) janë ndaluar dy persona, te të cilët është gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike. MARKETING “Më 10.04.2026, në ora 00:50, në rrugën “113” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.H. (48) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur me ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse”. “Më 10.04.2026, në ora 02:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të gjykatës së Apelit për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka bërë një reagim duke e cilësuar këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, si dhe kërcënon rendin ligjor dhe vetë shtetin. Ministri nënvizon se megjithëse nuk është njohur me arsyetimin e plotë të trupës gjyqësore, masa e dhënë, e cila është tejet e butë në raport me krimin e kryer, “është thellësisht shqetësuese”. Më poshtë reagimi i…

Lexo më Shumë

Është mirë që po ndjekim një politikë dinjitoze në lidhje me integrimin evropian dhe nuk e poshtërojmë kombin dhe shtetin tonë. Ne nuk gjunjëzohemi, por e ndjekim politikën me dinjitet. Kjo u tha nga zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me hyrjen e vendit në BE, por edhe për qëndrimin e shprehur së fundmi të kryeministrit Hristijan Mickoski se është i përgatitur të presë me dekada pa ndryshime kushtetuese, domethënë se qeveria aktuale nuk do të dorëzohet para kërkesave për ndryshime kushtetuese nëse nuk merr garanci të qarta për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO të datës 9 shkurt, ku dosja ndaj kryebashkiakut kaloi për gjykim. Në një deklaratë për median, avokati Plarent Ndreca shprehet se krahas kësaj, kërkesa përfshin edhe shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në të njëjtat kushte. “Ky proces është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Z. Veliaj…

Lexo më Shumë

Transporti publik i qytetit në Shkup gjatë festave të Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të së dielës, njoftojnë nga NTP Shkup. MARKETING “Me rastin e festës fetare të Pashkëve, gjatë fundjavës së zgjatur nga 10 deri më 13 prill, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Të shtunën, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë me orar të rregullt: biletaritë që punojnë me një ndërrim do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa biletaritë dhe qendrat e personalizimit që punojnë me dy ndërrime do…

Lexo më Shumë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se janë në dijeni që ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve të fruta-perimeve, por theksoi se kjo rritje nuk është në të gjitha produktet e shportës. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja theksoi se janë duke monitoruar çmimet në bazë ditore dhe theksoi se nëse do të ketë një rritje të çmimeve të produkteve të tjera qeveria do të ndërhyjë. Ndërhyrja sipas saj, do të bëhet me një akt, ku do të subvencionohen vetëm kategoritë në nevojë. Sipas saj inflacioni i muajit mars ishte 2.6 % dhe është i…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. MARKETING Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…

Lexo më Shumë