Author: almakos

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka publikuar pamje nga Lezha e përmbytur për shkak të motit të keq. Ai theksoi se banorët e përmbytur në disa zona të Lezhës është e vështirë. Ligjvënësi demokrat i bëri thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. “Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë. I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan Gjekmarkaj. [embedded content]

Lexo më Shumë

Edhe pse muaji nëntor po i afrohet fundit, një pjesë e qytetarëve ende nuk kanë marrë rimbursimet e tyre nga skanimi i faturave fiskale përmes projektit “TVSH-ja ime”. Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat janë në proces dhe se mjetet do të transferohen në llogari brenda këtij muaji. “Pagesa e fondeve për faturat fiskale të skanuara përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit. Për tremujorin e tretë (korrik–shtator), afati ligjor për pagesë është 30 nëntori 2025. Vonesat më të shpeshta shkaktohen nga të dhënat e pasakta ose të paazhurnuara të llogarive të transaksionit në…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka uruar komunitetin shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e vlerësuar këtë datë si simbol të përparimit kulturor, historik dhe arsimor të shqiptarëve. “Me respekt të veçantë ju uroj 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqiptar – një festë që përfaqëson një simbol të fuqishëm të përpjekjeve iluministe, pjekurisë kulturore dhe përvojës historike të popullit shqiptar”, thuhet në urimin e saj. Presidentja kujtoi se para 117 vitesh, alfabeti i unifikuar i gjuhës shqipe nisi rrugëtimin e tij nga Kongresi i Manastirit, si kodi më i rëndësishëm i…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Librazhd ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë parash vjehërrve të tij, pasi u dha një dozë të lartë valiumi. Hetimet e policisë kanë nisur pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim. Nga hetimet rezultoi se dhëndri i tyre, 36-vjeçari Ismail Kllogjri dyshohet se u ka dhënë një dozë të lartë medikamenti qetësues duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Çifti i bashkëshortëve ndodhen nën…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur një vend ndodhet në prag të një lufte? Kjo është pyetja që po shqetëson Poloninë, e cila po përjeton një situatë të tensionuar për shkak të konflikteve në Ukrainë. Rektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës, Riger Halili, ndau mendimet e tij mbi këtë çështje gjatë emisionit Balkan Talks në Euronews Albania. Halili theksoi se situata aktuale është e rëndë dhe se Polonia është në një gjendje para lufte. Ai përmendi se liderët polakë, përfshirë Kryeministrin Tusk, kanë paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga Rusia, duke e bërë të qartë se vendi është në gatishmëri të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela në Britani për hakmarrje. Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë. GJKKO ka dhënë vendimin edhe për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, Bujar Ajeti ( emër i njohur i botës së krimit në Kukës) Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni (Ish-shefi i Krimeve), Besmir Murati dhe Albert Prenga. Vendimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Borizanë të Krujës janë ngritur sot në protestë pas përmbytjeve dhe shkatërrimeve masive prej motit të keq të të ditëve të fundit, që u vjen nga një gurore pranë shtëpive dhe hedhja e mbetjeve të shumta (fekale e ujëra të zeza), që dyshojnë se u vjen nga zona e Tiranës. Situata e reshjeve intensive të mesjavës, që shkaktuan anomali të ndryshme në disa zona të këtij rrethi, ka sjellë sot (22 nëntor) edhe reagimin e tyre. Në fshatin Borizanë operojnë edhe disa gurore, madje fare pranë banesave. Pikërisht një prej tyre ka bllokuar edhe përroin, i cili…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda. “Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025. Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftim. Ish-kreu i Shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024. Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe…

Lexo më Shumë

Sot është Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet…

Lexo më Shumë

Gruaja, e cila u zhduk ditën e djeshme në Devoll për shkak se dyshohet që e mori rrjedhja e ujit, është gjetur e pajetë.  Forcat e Ushtrisë po punojnë për nxjerrjen nga uji të trupit të 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila vuan nga demenca. Ishte djali i të moshuarës së konstatoi se e ëma ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm duke ngritur alarmin. Dyshohej gruaja mund të ishte marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit, ndërsa trupi u gjet ditën e sotme.

Lexo më Shumë

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti. Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”. Si rezultat i të cilit, vunë në pranga…

Lexo më Shumë