Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.9 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

Lexo më Shumë

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit në Komuna, shpall thirrje publike për ekspertë të cilët do të jenë pjesë e bazës së ekspertëve të Qendrës së Burimeve, i cili është i hapur për aplikim deri më 15 dhjetor të këtij viti. Krijimi i bazës së ekspertëve krijon një mekanizëm dinamik dhe profesional që do t’u mundësojë komunave të marrin mbështetje në kohë, profesionale dhe të synuar. Çdo ekspert që do të përfshihet do të ketë mundësinë të ndajë njohuritë, të punojë mbi sfida specifike, të krijojë zgjidhje dhe të japë kontribut të dukshëm në…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Arben Zeqiri, vlerësoi veprimin e liderit të partisë për të dalë nga Aleanca Kombëtare për Integrim si një hap të guximshëm. “Shqiptarët na votuan kundër kësaj qeverie. Deri tani jemi në opozitë, në bllok opozitar, dhe qëndrojmë korrekt me votuesit tanë,” tha Zeqiri. Ai shtoi se veprimi i Selës është i guximshëm, veçanërisht në situatën kur ASH nuk arriti të fitojë asnjë nga komunat. “Të hysh në mes të dy fuqive – BDI-së në njërën anë dhe VLEN-I në anën tjetër – është një rrezik goxha i madh,” deklaroi…

Lexo më Shumë

Analisti politik Xhenur Iseni, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se Aleanca për Shqiptarët do të kishte qenë forca kryesore politike dhe do të kishte fituar përballë BDI-së, po të mos kishin ndodhur dy ndarjet e brendshme gjatë dy viteve të fundit. “E para që dua të them është se Aleanca për Shqiptarët, po të mos kishte kaluar këto ndarje, sot do të ishte forca e parë politike dhe do të fitonte përballë BDI-së si e vetme. Fatkeqësisht, Aleanca ka humbur kredibilitet,” tha Iseni. Ai theksoi se ndarjet e ASH-së kanë ndodhur në momente kritike, ku liderët e përfshirë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Arben Zeqiri, sonte në emisionin “Debat në Shenja” bëri të ditur se partia e tij është tërhequr nga koalicioni AKI, me qëllim që t’i rikthehet punës dhe konsolidimit të brendshëm. “Mendoj, ashtu si shumica e anëtarëve të kryesisë në mbledhjen e fundit, se është një veprim që duhet ta bëjë çdo parti politike: t’i kthehet vetvetes, anëtarësisë, substancës së vet, të bëjë analizat e duhura dhe të nisë riorganizimin,” deklaroi Zeqiri. Ai theksoi se pas çdo cikli zgjedhor, subjektet politike duhet të fokusohen tek vetja, pavarësisht presioneve të jashtme.“Edhe…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë evakuuar sot nga autoritetet përkatëse në disa fshatra në Beratit për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 shtetas, ndërmjet tyre një të moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik. Shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë gjithashtu banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Gjithashtu prej mëngjesit shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga…

Lexo më Shumë

Tre vjet dënim efektiv me burg dhe pesë vjet ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjykata në Strugë i shqiptoi gjinekologut Muhamed Asani, i akuzuar i parë në rastin me lehonën nga Dibra, Jilldiz Veaposka të cilës pas lindjes me operacion cezarian në Spitalin në Strugë i ishin hequr mitra, vezorja dhe veshka. Nga akuza u liruan i akuzuari i dytë, djali i tij Blerton Asani, i cili atëherë ishte në specializim për gjinekologji dhe e akuzuara e tretë mjekja Liljana Jovanovska. “Gjykata e shpall fajtor të akuzuarin Muhamed Asani dhe e dënon me dënim efektiv me burg…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, në aksin rrugor Milot-Kalimash, ku një kamion është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër tjerë ka mbetur i plagosur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar qarkullimin për të mundësuar hetimet dhe pastrimin e zonës.

Lexo më Shumë

Shtetasi i Kosovës, Selim Voca, ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Aleksinac në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila tha se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e Vocës, i cili, sipas MPJD-së, ka vdekur pas një aksidenti me tren. “Z. Voca ishte raportuar si person i zhdukur nga bashkëshortja e tij më 19.11.2025, në stacionin policor në Mitrovicë, Jug. Sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit”, ka thënë ministria. MPJD bëri të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka filluar sibvencionimin e faturave të rrymës. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në facebook ka treguar cilat janë fsmiljet pëefituese dhe ku mund ti shohin subvevcionet. Postimi i plotë: Nga kjo javë ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta. Familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim. Kjo mbështetje nga Qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka bërë një njoftim të rëndësishëm për përfituesit e subvencionimit të rrymës. Më poshtë postimi i Muratit: Nga kjo javë ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta. Familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim. Kjo mbështetje nga Qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës së dimrit, njësoj sikurse viti paraprak.

Lexo më Shumë