Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05 në një punëtori (sharrë), ku mbi dy punëtorë kanë rënë disa dërrasa, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit…
Author: almakos
Një tjetër skemë mashtrimi përmes telefonit po qarkullon në vend. Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për mesazhe SMS që u dërgohen qytetarëve në emër të platformës e-Albania, duke i njoftuar në mënyrë të rreme për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar, kjo skemë është e ngjashme me rastin e mëparshëm në emër të Postës Shqiptare, për të cilin është bërë edhe kallëzim pranë strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Autoritetet bëjnë me dije se mesazhet përmbajnë linqe të falsifikuara, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të përvetësojnë të dhënat e tyre personale dhe bankare.…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka marrë vendimin për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, deputetin Flamur Noka, i kallëzuar penalisht për shpifje nga efektivi i Burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, tetorin e vitit të kaluar. Pasi trupa gjykuese dëgjoi palët dhe shqyrtoi materialet hetimore, vendosi sot (8 prill) që të shpallte të pafajshëm deputetin e opozitës. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina palloj, e cila ka rrëzuar pretendimet e denoncuesit. Më herët Gjykata e Posaçme kishte pushuar një tjetër çështje denoncimi ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, para zgjedhjeve të 11 majit, kallëzim po…
Projekt – ligji për përfaqësim adekuat dhe të drejtë i cili kaloi filtrin e Qeverisë dhe tani do të “udhëtoj” drejtë Kuvendit, hap dilemën, nëse synon të rregullojë përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore, apo të hap debate të reja? Nëse analizojmë këtë projekt-ligj i cili është me vëllim prej 6 faqesh, vihet re se paralelisht me barazinë, synohet meritokracia. Pra në thelb, ligji premton barazi dhe meritokraci. “Respektimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë duhet të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa diskriminim, dhe të zbatohet në përputhje me parimet e barazisë, meritës dhe kompetencës profesionale”.…
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi deklaroi se vendimmarrja e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve nuk kanë të bëjnë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, sepse Shqipëria nuk furnizohet nga vendet që bazojnë çmimet e tyre në bursë. I ftuar në News24, ai theksoi se ulja e çmimit të naftës është lajm i mirë, por mbetet një ulje e kufizuar, duke shtuar se vende të tjera perëndimore e kanë ulur tashmë me 15 përqind. “Nuk besoj se ka ndonjë vendimmarrja e Bordit tek ne me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare për shkak se…
Përqindje e madhe e fëmijëve në vendin tonë janë analfabet funksional, kështu thotë drejtori Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Petar Atanasov duke u bazuar në hulumtimet e instituteve ndërkombëtare. Sipas Atanasov, kjo nuk mund të eleminohet si fakt në rast se mësuesit nuk punojnë në mënyrë më aktive dhe në rast se nuk ndryshohet metoda se si mësuesit punojnë me fëmijët dhe nxënësit. PETAR ATANASOV – DREJTOR I IHSPJ “Nëse mbështetemi në analiza relevante që bëhen nga organizata ndërkombëtare si ECD dhe UNESCO, del që kemi përqindje të madhe të fëmijëve që janë analfabet funksional. Kjo nuk mund të…
Këtë të dielë, akrepat e orës do të ndyshojnë, duke sjellë me vete një sërë ndikimesh në jetën tonë të përditshme. Por çfarë duhet të dimë për këtë ndryshim të përvitshëm dhe si ndikon ai në shëndetin tonë? Humbja e një ore gjumë Të dielën, më 29 mars, ora do të ndryshojë nga 03:00 në 04:00, duke na detyruar të humbasim një orë gjumë. Kjo humbje, ndonëse e vogël, mund të ketë pasoja të mëdha në energjinë dhe produktivitetin tonë gjatë ditës. Shumë njerëz ndihen të lodhur dhe të pakënaqur pas këtij ndryshimi, duke kërkuar mënyra për të kompensuar mungesën…
MARKETING Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga viti 2021, në vend jetojnë 46.433 persona që janë deklaruar si romë. Ata përbëjnë rreth 2,53 për qind të popullsisë së përgjithshme rezidente, e cila arrin në 1.836.713 banorë. Këto të dhëna tregojnë se komuniteti rom është një nga komunitetet etnike më të mëdha në vend. Sipas raportit më të ri të OSCE-së (2025), mbi 30% e romëve në Maqedoni jetojnë në varfëri, ndërsa shkalla e papunësisë është dy herë më e lartë krahasuar me popullsinë e përgjithshme. Për më tepër, rreth 20% e familjeve rome nuk kanë qasje në shërbimet bazë…
Regjistrimet audio të tre raporteve policore, të realizuara më 2 mars 2026, të cilat i paraprinë drejtpërdrejt ngjarjes tragjike ku humbën jetën Ivana Jovanovska dhe vajza e saj gjashtëvjeçare Katja, u prezantuan sot si prova materiale kyçe në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Këto prova u paraqitën në kuadër të gjykimit kundër bashkëshortit të saj, Stojançe Jovanovski. MARKETING Në incizimet e ditës fatale dëgjohen qartë debatet dhe aktet e dhunës fizike. Sipas përmbajtjes së tyre, i pandehuri i drejtohet viktimës me kërcënime, duke i thënë se nuk dëshiron më ta shohë fëmijën dhe se do…
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish kreut të ARRSH, Evis Berberi dhe të pandehurve të tjerë për të zhvilluar procesin me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në seancën e radhës në gjykatë, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) duhet të bëjë gati konkluzionet përfundimtare. Ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e 5 milionë eurove. SPAK ka dyshime…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme për një takim kokë më kokë me kreun e SPAK, Klodian Braho. [embedded content] Hita është parë të futet me automjet nga ana e përparme e godinës së Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të mërkure.
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme miratoi dorëheqjen e prokurores Lençe Ristoska nga Prokuroria Publike e Shkupit, pasi ajo vetë kishte kërkuar ndërprerjen e funksionit. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, theksoi se vendimi u miratua pa debat. MARKETING Po ashtu, Këshilli vendosi t’ia zgjasë mandatin anëtares Keti Petkova deri më 26 korrik 2027, në përputhje me ligjin. Vendimi erdhi pasi institucionet përkatëse konfirmuan se ekziston bazë ligjore për vazhdimin e mandatit të saj. Gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje, Petkova nuk mori pjesë në diskutim. Ndërkohë, prokurores Julijana Misevska iu ndërpre funksioni për shkak…

