Maqedonia e Veriut po përballet me përkeqësim të pozitës negociuese dhe me rrezikun e bilateralizimit të procesit të integrimit në BE, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Fani Karanfilova Panovska.
“Sa më shumë ta zvarritim procesin, aq më keq do të bëhet pozicioni i Maqedonisë. Dhe kjo ndodhi. Ursula von der Leyen e dërgoi Mickoskin në bisedime dypalëshe me Bullgarinë”, tha ajo.
Karanfilova Panovska kritikoi Qeverinë për, siç tha, mosrespektimin e kornizës negociuese të dakorduar nga vendet anëtare të BE-së. Ajo rikujtoi edhe premtimet për sigurimin e kushteve më të mira negociuese dhe ndryshimin e politikës ndaj Marrëveshjes së Prespës.
Nga LSDM-ja paralajmërojnë se zvarritja e procesit evropian mund të sjellë pasoja ekonomike dhe sociale, përfshirë largimin e të rinjve dhe bizneseve dhe rritjen e varfërisë.



