Një 20-vjeçar shqiptarë është vrarë me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë, ndërsa e plagosur mbeti një vajzë rreth 25 vjeç, që e shoqëronte. Sipas mediave vendase, ngjarja është shënuar mbrëmjen e së hënës.
Sipas raportimeve, ai ishte i lidhur me një rrjet kriminal. Autoritetet thanë se të dy personat janë të njohur për policinë.
I riu që mbeti i vdekur kishte probleme prej vitesh. Vjeshtën e kaluar ai u arrestua nën dyshimin për rrëmbim.
Në pranga, sipas mediave, është vënë një person i dyshuar, por policia dhe prokurorët dyshojnë se janë të përfshirë edhe të tjerë. Dyshimet janë se ai nuk është personi që ka kryer vrasjen, por nuk dihet roli i tij.


