Kompleksi i pallateve që u përfshi sot nga flakët është ndërtuar nga kompania Arlis SHPK, në pronësi të Armand Lilos.
Blloku i pallateve ndodhet pranë tregut të Medresesë dhe afër godinave të konvikteve të Mjekësisë. Pallati i ndërtuar nga Arlis SHPK, afër zonës së Farmacisë nr. 10, mori flakë mesditën e sotme për shkaqe ende të paqarta.
Fasada e pallatit është përfshirë nga flakët dhe forcat zjarrfikëse janë përballur me një situatë të vështirë, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi. Disa banorë u nxorën nga ballkonet, ndërkohe që janë transportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore në Spital.
Ky kompleks pallatesh është përfshirë nga flakët edhe disa vite më parë. Kujtojmë që në vitin 2021 kompleksi i pallateve të ndërtuara nga firma Arlis SHPK, kur ishte ende në fazë ndërtimi, u përfshi nga zjarri dhe iu dogj fasada.


