Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme, 14 prill, në një kompleks banimi pranë zonës së QSUT-së në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit dhe ka përfshirë fasadën e pallatit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.


