Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në kompleksin “Arlis sh.p.k” pranë QSUT në Tiranë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Drejtori i Policisë, Skënder Hita, nga vendngjarja bëri të ditur se situata po shkon drejt vënies në kontroll, ndërsa në operacion janë përfshirë të gjitha strukturat, përfshirë edhe repartet e FNSH dhe RENEA.
Sipas tij, dy banorë janë evakuuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes.
Hita theksoi se ende nuk është bërë një bilanc përfundimtar, pasi jo të gjitha ambientet janë kontrolluar, ndërsa operacioni vijon deri në neutralizimin e plotë të flakëve.
Skënder Hita: Kanë qenë 2 banorë të evakuuara nga shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë. Janë shumë të mirë për jetën, përveç asfiksisë. Nuk jemi bërë bilancin përfundimtar. Në përfundim të bilancit kur të kontrollojmë ambientet do u bëjmë me dije.
Janë paraqitur punonjësit e SHZ, kanë djegie të vogla, nuk kanë djegie të rënda. Janë angazhuar të gjitha forcat e policisë. Kemi koordinuar me zjarrfikësit. Janë vënë në shërbim repartet e FNSH dhe RENEA. Nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet. Derisa të vihet zjarri në kontroll.
Akoma shpejt për rezultate konkrete. Do marrim gjithë kamerat e sigurisë, do pyeten gjithë personat. Nëse zjarri do jetë për shkaqe të jashtme do ketë dhe masa ekstreme.


