Një zjarr masiv ka shkrumbuar thuajse totalisht fasadën e një kompleksi pallatesh përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet, fasada e pallati është djegur nga flakët që nisën në katin e parë të kompleksit, pasi mësohet se kjo godinë banimi është e veshur me material polisteroli, i cili ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit.
Burime bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.


